Kryefjala Logo

Gruaja ekspozon tradhëtitë e ish-it në dasmën e tij me një grua tjetër

8 Shtator, 2022 | 1:24 pm

Nëse do ta tradhtoni partnerin tuaj, mund të dëshironi të kontrolloni dy herë këngëtarët që keni punësuar për martesën tuaj pasi ish-i juaj mund të jetë këngëtarja kryesore.
Kjo histori nuk është aspak e pabesueshme për një vajzë e cila u gjend në këtë situatë.

Ajo mori tronditjen e jetës së saj kur ish i dashuri i saj tradhëtar rezervoi një grup për të kënduar në dasmën e tij pa e ditur se ajo me të cilën kishte qënë i lidhur ishte këngëtarja kryesore.
“Ai që më tradhtoi rezervoi grupin tim për të performuar në dasmën e tij dhe nuk e di që unë jam solistja”-shkruan e reja.
“Çfarë duhet të bëj?”-pyet ajo ndjekësit

Gjithashtu ndau me ndjekësit se ajo shkroi një këngë për të që mendoi ta performonte në dasmën e tij me partneren e re.
Në ditën e dasmës së ish-it të saj, ajo postoi dy video që e tregonin duke kënduar gjatë pritjes.
Teksa të porsamartuarit kërcejnë ajo ka kthyer shpinën nga ata që të mos e dinë se kush është ajo.
Ajo fillon të këndojë këngën e tyre të zgjedhur për kërcimin e tyre të parë dhe kur kthehet për t’u përballur me ta këndon këngën “Before He Cheats” (para se ai të tradhëtojë).

Dhëndri mbetet i shokuar nga skena dhe kur kënga mbaron,këngëtarja që është edhe ish-i i dhëndrit ka shkuar dhe i ka hedhur sipër pijen e saj.
Sigurisht që është pushuar nga puna atë natë dhe është nxjerrë jashtë nga sigurimi për veprimin dhe në internet disa thonë se ka bërë mire e të tjerë thonë se ka gënjyer për ti bërë vetes publicitet meqënëse aspiron për tu bërë këngëtare e famshme.
Ju si mendoni?

Të ngjashme