Gripi po përhapet: Masat paraprake që duhen marrë për ta shmangur

3 javë më parë

Javët e fundit ka shumë e shumë njerëz që kanë të bëjnë me gripin apo ftohjen.
Por si t’i parandaloni dhe luftoni këto viruse?
Simptomat janë ato klasike të gripit: fillimi i papritur me temperaturë të lartë, prekje e rrugëve të frymëmarrjes, dhimbje të përhapura të muskujve dhe kyçeve. Megjithatë, këto simptoma mund të shkaktohen nga infeksione të tjera virale, kryesisht nga të ashtuquajturat viruse ‘parainfluenza’.
Dhe vitet e fundit duhet të kemi parasysh edhe Sars-CoV2

Maska është një sistem mbrojtës individual ‘i papërsosur’ i cili në çdo rast redukton rrezikun e kontraktimit (ose transmetimit) të infeksionit dhe besoj se duhet të përdoren nga të ashtuquajturit njerëz ‘të brishtë’, veçanërisht në mjedise të mbyllura ose të mbushura me njerëz.
Të infektuarit me Sars-CoV2 ose virusin e gripit, mund të kenë një rrezik më të lartë të sëmundjes së rëndë ose ndërrimit të jetës.
Në këtë kontekst, ne nuk mund të arsyetojmë për sa i përket sigurisë ”ju përdorni maskën ose merrni vaksinën dhe nuk sëmureni” por për probabilitetin e rrezikut, një probabilitet që reduktohet nga grupi i masave dhe sjelljeve të përdorura. Pra nga maskat te vaksina, nga distancimi tek diagnostikimi në kohë deri te fillimi i një trajtimi të hershëm antiviral.

Të ngjashme