Lifestyle
Gjithçka doni të dini për dashurinë dhe punën me astrologun Paolo Fox
19 Shtator, 2022 | 10:40 am
Dashi-Tregohuni të kujdesshëm sot në dashuri sepse mund të nervozoheni lehtë. Në punë mos u shqetësoni sepse një kënaqësi e madhe do të vijë nga projektet e reja.
Demi-Kkjo ditë është e bukur për ndjenjat dhe gjithashtu e shkëlqyer për beqarët që mund të kenë mundësi të bëjnë takime të reja.
Në punë mos e humbisni guximin për të provuar gjëra të reja.
Binjakët-Sot keni nevojë për të vendosur qetësi me partnerin dhe do të ketë mundësi të mira në punë për t’u kapur në fluturim.
Gaforrja-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse gjatë fundjavës mund të keni pasur disa debate me partnerin.
Në punë ka ardhur koha për të bërë zgjedhje.
Luani-Nëse jeni ende beqar mos u mbyllni në shtëpi sepse periudha e dashurisë është në anën tuaj.
Gjithçka është në rregull në punë.
Virgjëresha-Jeni pak e lodhur sot por bëni kujdes të mos e neglizhoni shumë partnerin.
Në punë ka pak nervozizëm por mos u pushtoni nga ankthet.
Peshorja-Afërdita është gati të hyjë në shenjën tuaj ndaj mos u shqetësoni se dashuria është afër.
Në punë mund të ketë konflikte të vogla por asgjë të pazgjidhshme.
Akrepi-Sot është një ditë ideale për takime të reja.
Në punë,m përpiquni të gjeni pak kohë për veten tuaj.
Shigjetari-Nuk jeni plotësisht të kënaqur me marrëdhënien tuaj por do t’ju duhet ta zgjidhni këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.
Kënaqësia të paktën do vijë në punë.
Bricjapi-Në dashuri nuk është një kohë e mirë dhe mund të përjetoni një konflikt me gjysmën tjetër.
Në punë është koha për të nisur projekte të reja.
Ujori-Dita e sotme premton shumë ndjenja dhe në punë do të duhet të bëni disa zgjedhje.
Peshqit-Kjo ditë është ideale për dashurinë.
Lajmet e mira vijnë në punë edhe nëse do të jenë lajme sfiduese.