Lifestyle
Gjeste të vogla që meshkujt adhurojnë tek femrat
9 Gusht, 2021 | 12:21 pm
Kur një mashkull dashurohet me një femër, ka mjaft gjëra të vogla të saj dhe të personalitetit të saj që e lumturojnë.
Përshembull:
1. Pëlqen mënyrën se si qesh kur e mendon. Nuk ka rëndësi nëse ka pasur nëj ditë stresuese, është bllokuar në trafik apo thjesht i mërzitur. Një mashkull me fat do të ketë përkrah një femër që do ta bëjë të qeshë, edhe pse në distancë.
2. I pëlqen ta bëjë të qeshë. Një mashkull e dashuron vërtetë një grua që qesh në jetën e saj dhe i pëlqen ta zbavisë. Por mbi të gjitha i pëlqen të jetë ai burimi i buzëqeshjes.
3. Dëshiron të jetë fizikisht pranë saj. Qoftë nëse rrijnë bashkë në divan, apo në këmbë duke pritur një taksi, s’ka rëndësi. Por një mashkull dëshiron vërtetë të jetë pranë femrës së tij, duke e parë si një mënyrë për t’u ndjerë të lidhur si fizikisht si shpirtërisht.
4. I pëlqen mënyra se si luan me flokët e tij kur i jep makinës. Në fakt, nuk ka një shpjegim logjik, por është fantastike.
5. I pëlqen mënyra se si qesh femra, pasi e ka puthur. Keni provuar ndonjëherë euforinë që vjen pasi keni puthu personin e duhur? Shkëndija që shpërthen kur putheni? Ndonjëherë reagimi i mundshëm është thjesht… një buzëqeshje.
6.I pëlqen të të kërkojë këshilla. Kur e vlerëson dhe ke respekt për dikë, sigurisht që vlerëson dhe mendimin e tij, që të bind më shumë se çdo opinion tjetër. Nëse njeriu i jetës e vlerëson mendimin tënd, e merr për zemër dhe e vlerëson në vendimet e tij është një shenjë e mirë.
7.I pëlqen kur femra merr iniciativa. Qoftë dhe në gjeste të vogla, si një përqafim, një puthje në faqe etj., janë iniciativa të vogla që partneri i vlerëson. Janë gjëra që duken kaq të zakonshme por që vendosin në sintoni dy persona, duke transformuar shprehjen “unë dhe ti” në “ne”.
8.I pëlqen ta shohë femrën në sy. Të shikosh në sy një person tjetër zakonisht është e sikletshme. Por jo me personin e duhur. Përkundrazi ai shikim është me dashuri, dhe dashuria veçse rritet mes dy personave që kanë nisur një spirale në shpirtin e tyre, dhe i kanë lejuar njëri-tjetrit të shohin brenda tyre.