Kryefjala Logo

Gjërat që një marrëdhënie toksike do t’ju mësojë për dashurinë

10 Gusht, 2022 | 12:53 pm

A jeni duke u marrë vazhdimisht me marrëdhënie të këqija dhe toksike?
Jeni të pakënaqur sepse po humbisni kohë dhe pyesni veten nëse do ta gjeni ndonjëherë të duhurin?

Mos u dorëzo!
Ka shumë mësime në jetë për dashurinë e vërtetë që mund të mësohen nga marrëdhëniet jo të shëndetshme.
Ja cilat mësime mund të nxirrni:

1-Dini çfarë të mos bëni
Një mësim që mund të mësohet nga të qenit në një marrëdhënie toksike është se çfarë të mos bëni herën tjetër.
Për shumë njerëz, ne priremi të personalizojmë gjërat që ndodhin në një marrëdhënie.

Shikoni mirë se cili është roli juaj në këtë marrëdhënie.
Marrëdhëniet jo të shëndetshme ndodhin rrallë për shkak të sjelljes së një personi. Kuptoni se cilat janë tuajat dhe mbani shënim.

2-Kuptoni se cilat tipare dëshironi te një partner
Një nga mësimet më të qarta për të mësuar nga marrëdhëniet e këqija është ajo që dëshironi në të vërtetë nga një partner.

Edhe kur mbahemi pas njerëzve toksikë, ne fillojmë t’i shohim shumë qartë të metat e tyre dhe si pasojë mund të kuptojmë se çfarë do të dëshironim.

Nëse ke njohur një djalë toksik,pasi të ndaheni duhet të kërkoni një djalë që e di se kush është , i cili është i durueshëm, i sjellshëm dhe i qëndrueshëm.

3-Ta lësh të shkojë nuk do të thotë të heqësh dorë
Ka dy njerëz në një marrëdhënie dhe se për sa kohë që ju jeni i vetmi që bëni përpjekje, ose se përpjekjet që bëni të dy nuk po funksionojnë, atëherë fajin nuk e keni vetëm ju.

Ju mund të kontrolloni vetëm përpjekjet tuaja,vetëm ju mund ta përfundoni këtë maratonë,por nuk mund të kontrolloni dikë tjetër.
Duhet do të heqësh dorë nëse edhe partneri yt nuk po jep gjithçka.

4-Të jesh vetëm është më mirë se të jesh i/e palumtur
Nuk ka asgjë më të keqe se çdo ditë të vuash nga të qenit në një marrëdhënie toksike.
Ju zgjoheni me të, ai jeton me ju gjatë gjithë ditës dhe është aty kur shkoni në shtrat natën.
Sigurisht, kur jeni vetëm, mund të kaloni kohë në divan duke shikuar filma, por koha juaj është e juaja.

Ju mund të bëni atë që dëshironi.
Dhe nëse ndiheni të mjerë që jeni vetëm, ta dini se nuk jeni aq e mjerë sa mund të ndiheni nëse kaloni ditët tuaja duke luftuar me marrëdhënie të këqija.

Qëllimi është të mos përsëritet historia , jo në punë, jo me prindërit dhe jo me marrëdhëniet.

Të ngjashme