Kryefjala Logo

Gjëra vërtet befasuese që mund të parashikojnë nëse do të divorcoheni

3 Shtator, 2022 | 12:51 pm

Studiuesve ju pëlqen të hedhin një vështrim në zakonet e njerëzve dhe atë që ata mund të parashikojnë dhe kur bëhet fjalë për dashurinë, asgjë nuk është më e studiuar se divorci.
Kjo do të thotë se studiuesit kanë gjetur shumë indicie që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni shenjat e divorcit dhe sa gjasa ka që të ndaheni me burrin tuaj:

1-Nëse shpenzoni mbi 20 milion të vjetra për martesën tuaj ka shumë gjasa të divorcoheni.

Njerëzit që shkojnë në dasma harrojnë se nuk është vetëm një festë që po festoni, por është fillimi i jetës suaj së bashku. Dasmat më të lira shpesh sugjerojnë zgjedhje më të mençura financiarisht, gjë që bën një martesë më të qëndrueshme.

2-Nëse bashkëshorti juaj ka një lidhje online ju me siguri do të divorcoheni

Ajo që është e frikshme për këtë është se 55% e djemve nuk e konsiderojnë këtë si tradhëti. Dhe zonja të nderuara, ky mund të jetë një tregues i madh.

3-Nëse ju ose bashkëshorti juaj vlerësoni paratë ose pamjen më shumë, shanset tuaja për divorc janë shumë të larta

Bashkëshortët që vlerësonin gjëra si personaliteti dhe besnikëria kishin më pak gjasa të bënin kërkesë për divorc.

4-Nëse njëri ose të dy partnerët kanë një udhëtim më të gjatë se 60 minuta,ata gjithashtu kanë një shans më të lartë për divorc

Kjo mund të jetë për shkak se ata kalojnë më pak kohë me bashkëshortin e tyre dhe sepse lodhja e udhëtimit mund t’i vendosë në një humor të keq kur të kthehen në shtëpi.

5-Fëmijët e divorcuar kanë gjithashtu 45% më shumë gjasa të divorcohen

Studimet nuk mund të kuptojnë pse është kështu por kjo është ajo që ata po tregojnë.
Nëse prindërit tuaj u rimartuan pas divorcit mundësitë rriten deri në 90% më shumë se sa fëmijë që nuk janë divorcuar.

6-Nëse jeni martuar në moshën 18-25 vjeç ka shumë mundësi që të divorcoheni

Por nëse martesa juaj e parë ka ndodhur pas moshës 35 vjeç, mundësitë janë shumë të larta që të përfundoni së bashku.

Të ngjashme