Kryefjala Logo

Gjatë verës, çiftet më shumë ndahen apo bashkohen?

12 Gusht, 2022 | 5:24 pm

A ju shtyn dëshira për një festë, për një ndryshim peizazhi të kërkoni horizonte të reja edhe në dashuri?
Vëzhgimi i këtij fenomeni është aplikacioni kryesor i takimeve , i cili në muajt më të nxehtë sheh rritjen e numrit të shkarkimeve, duke regjistruar një rritje prej 18% në qershor dhe 24% në korrik.

Në muajt e verës, kur rrezet e diellit zgjasin shumë, truri prodhon më pak melatoninë dhe më shumë serotoninë, neurotransmetuesin e lidhur me zgjimin, i njohur edhe si “hormoni i humorit të mirë”, i cili e shtyn qenien njerëzore drejt idesë se ka gjithmonë diçka më të mirë për të gjetur.

Me rritjen e temperaturave, veshjet bëhen më të lehta dhe lëkura më e ekspozuar ndaj diellit, çliron më shumë endorfinë, pra ato kimikate të prodhuara nga truri që stimulojnë kontaktin fizik.

Vera është periudha e vitit në të cilën marrëdhëniet e krijuara gjatë muajve të gjatë dhe të ftohtë të dimrit marrin fund. Kjo sepse me afrimin e pushimeve verore, një lloj lumturie individuale rizbulohet dhe çiftet me më pak përvojë kanë dëshirë për të hequr “prangat”, duke preferuar të kërkojnë lumturinë diku tjetër.

Të ngjashme