Gëzuar muajin e ri me astrologun Paolo Fox

5 muaj më parë

Dashi-Kushtojini vëmendje kësaj të hëne që ju sheh pak më pak energjikë dhe pa dëshirë për të bërë asgjë. Sidoqoftë, mos e humbni shpresën në dashuri, sepse një shpirt binjak është me të vërtetë afër qoshes.

Demi-Sot prisni disa zënka në dashuri për shkak të keqkuptimeve por tashmë në mbrëmje gjërat do qetësohen. Përfitoni nga kjo ditë festimi për të bërë diçka të bukur në ajër të hapur.

Binjakët-Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe yjet do t’ju shpërblejnë nga ky këndvështrim. Për sa i përket sferës profesionale, jo gjithçka po shkon ashtu siç duhet, por shijojeni këtë ditë dhe nesër do të mendoni për punën.

Gaforrja -Ka pak konfuzion në zemër, ki kujdes të kuptosh se për kë të rreh vërtet zemra. Në punë keni akumuluar jo pak lodhje ndaj shijoni këtë pushim të merituar.

Luani-Do të duhet të prisni edhe disa javë për të parë një përmirësim nga pikëpamja sentimentale. Në punë, megjithatë, gjithçka po shkon mirë.

Virgjëresha-Kohët e fundit nuk jeni plotësisht të sigurt për partnerin, ndaj mundohuni ta pastroni pak kokën këtë ditë. Në punë, nga ana tjetër, është koha për kënaqësi.

Peshorja-Mos e humbni shpresën nga pikëpamja sentimentale dhe përpiquni të ndiqni instinktet tuaja. Në punë ka pak stres të akumuluar por mos u shqetësoni, së shpejti do të vijë një moment më i kënaqshëm.

Akrepi-Kjo ditë ju sheh veçanërisht të pasionuar ndaj përpiquni ta kaloni së bashku me të dashurin tuaj. Puna po shkon mirë edhe nëse ndoshta keni pasur nevojë për pak relaksim dhe qetësi.

Shigjetari-Duhet të jeni më të sinqertë me partnerin dhe të mos lini shumë gjëra pa thënë. Në punë keni arritur kufirin e qëndrueshmërisë ndaj shfrytëzojeni këtë ditë për të rimbushur bateritë. Atëherë do të vijë koha për të bërë zgjedhje.

Bricjapi-Në dashuri duhet të jeni pak më të qartë dhe më të sinqertë, veçanërisht nëse zemra juaj rreh për më shumë njerëz. Në punë realizoni projektet tuaja pa frikë. Është koha e përkryer për të qenë ambicioz.

Unori-Sot është dita pak nervoze, sidomos në dashuri, ndaj përpiquni të mbani larg zemërimin tuaj. Është koha për lajme në punë.

Peshqit-Ka një konfuzion në zemrën tuaj, ndoshta keni filluar të vini në dyshim ndjenjat tuaja për partnerin tuaj. Në punë jeni të rraskapitur nga rutina e zakonshme por shtrëngoni dhëmbët sepse shumë shpejt gjërat do ndryshojnë për mirë.

Të ngjashme