Kryefjala Logo

Gënjeshtrat që edhe çiftet më të sinqertë i bëjnë për t’i bërë marrëdhëniet më të mira

6 Tetor, 2022 | 1:09 pm

Thjesht dy gjëra që është mirë të falsifikoni për të funksionuar një marrëdhënie.
(Por mos i bëni ato shumë shpesh)

•Të gëzohesh për diçka për të cilën nuk jeni të emocionuar vërtet

Sa herë ka ardhur i dashuri juaj tek ju i emocionuar për diçka për të cilën juve nuk ju ka interesuar fare?
Ndoshta është se skuadra e tyre fitoi ose që ata morën lojën e re që ka dal dhe do luajë gjithë fundjavën.
Entuziazmi i tyre është i kuptueshëm, por disi i bezdisshëm.

Por,ju këshillojmë se kur partneri juaj është vertet i gëzuar,juve nuk ju kushton asgjë të gëzoni së bashku.Vlerësoni faktin se ai do ta ndajë me ju atë moment lumturie.

•Nuk ju pëlqen ajo që ata kanë veshur

Mendoj se çdo mashkull e di se përgjigja e pyetjes “A jam e dobët” është “Po,zemër je”.
Dhe çdo grua e di se përgjigja e pyetjes “A zgjodha rrobat e duhura për darkë?” është “Po”.
Një gjë shumë e rëndësishme për të ‘mashtruar’ nëse doni ta bëni lidhjen tuaj të funksionojë është se si ndiheni për atë që ka veshur partneri juaj.
Shumë njerëz janë të mbushur me pasiguri për mënyrën se si duken dhe ajo që duan më shumë se çdo gjë është të admirohen dhe të mbështeten me zgjedhjen e tyre të veshjeve.

Për fat të keq shumë çifte që kanë qenë së bashku për një kohë nuk e bëjnë këtë. Grave u pëlqen të zgjedhin rrobat e burrave të tyre dhe t’i dërgojnë ata për t’i ndërruar nëse veshin gjënë e gabuar. Burrat mund të jenë më të sinqertë për mendimet e tyre për veshjen e gruas së tyre ose mund të injorojnë atë që kanë veshur gratë e tyre.
Bëjeni edhe ju ndonjëherë..

Të ngjashme