Lifestyle
Gati për parashikimin e fundjavës nga astrologu Paolo Fox
15 Korrik, 2022 | 1:44 pm

Dashi-Kjo ditë ka të bëjë me pasionin si për çiftet ashtu edhe për beqarët, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë mundohuni të realizoni projektet tuaja.
Demi-Keni gjetur një ekuilibër të bukur në dashuri dhe tani është koha për t’i shijuar të gjitha. Në punë çdo gjë shkon mirë, sidomos për të vetëpunësuarit edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me të ardhurat.
Binjakët-Sot hëna po ju mbron kështu që dashuria do të shkojë mirë. Në punë mos u bëni shumë debatues por përpiquni të zgjidhni problemet.
Gaforrja-Kjo është një ditë disi e thatë për dashurinë, por mos u pushtoni nga dyshimet. Në punë, qëndroni të qetë dhe bëni gjithçka në kohën tuaj.
Luani-Jeni paksa të shqetësuar në dashuri kohët e fundit, prandaj kujdes nga diskutimet. Në punë është një periudhë delikate por do arrini të kapërceni çdo pengesë dhe të dilni fitues.
Virgjëresha-Ju dëshironi të bini në dashuri dhe jo vetëm me histori kalimtare. Ndryshime të rëndësishme do të vijnë në punë nga java e ardhshme.
Peshorja-Kujdes nga disa grindje dashurie që mund t’ju prishin humorin. Në punë vazhdoni me angazhimin e zakonshëm që do ju çojë larg.
Akrepi-Jeni plot angazhime dhe po e lini pak mënjanë dashurinë. Në punë ka shumë gjëra për të bërë, por përpiquni të qëndroni të qetë.
Shigjetari-Ju keni gjetur sërish dëshirën për të dashuruar dhe argëtuar. Në punë është koha për një revansh.
Bricjapi-Në dashuri mbajini larg mendimet negative sepse mund t’ju prishin ditën.
Në punë përkushtimi është i lartë por jeni mërzitur nga situata në të cilën ndodheni.
Ujori-Dashuria shkon mirë dhe hëna mbron sferën e ndjenjave. Në punë keni shumë ide fituese dhe gjithashtu dëshirën për t’i vënë në jetë ato.
Peshqit-Kini kujdes në dashuri sepse mund të ketë kriza të vogla për të kapërcyer. Në punë jeni të lodhur por po bëni një punë cilësore. Takimet e reja do të shkojnë shumë.