Kryefjala Logo

Gallery 43″ ide e shkëlqyer e kuratores Nabjana Shabanaj për shitblerjen on-line të pikturave nga artistë elitarë

12 Tetor, 2022 | 6:06 pm

Në një kohë kur blerjet on line janë kthyer në një lehtësi të kohëve moderne, një ide brilante lind nga një vajzë shqiptare e lidhur gjenetikisht me artin. Pse blerjet e veprave të artit siç janë pikturat të mos ekspozohen dhe tregtohen on line? Kjo ishte idea gjeniale që ka marrë vëmendje nga shqiotarët dhe të huajt dhe po kthehet në një trend nga dashamirësit e pikturave. Gallery 43 u themelua në 2019 nga Nabjana Shabanaj, e bija e artistit të mirënjohur ndërkombëtar Rakip Shabanaj. Qëllimi i hapjes së kësaj galerie ishte ekspozimi i veprave të panumërta të pikturuara nga artisti që nga vitet ’60 e deri më sot.

Gjendur në zemër të Tiranës, Gallery 43 ka hapur dyert për të gjithë artdashësit dhe jo vetëm, që dëshirojnë të përvetësojnë vepra të cilat i rezistojne kohës e me një vlerë tepër të çmuar kulturore dhe materiale.

Përveçse fizikisht, Gallery 43 funksionon edhe online, si një website inovativ, ndërkombëtar, që i ofron mundësinë çdo kujt për të pasur në zotërim një vepër arti, si një nga investimet më të mira që mund të bëjë gjithsecili. Patjetër që për çdo blerje, transporti, paketimi ofrohet pa pagesë nga galeria, drejt e në shtëpitë tuaja. Në brendësi të galerisë, mund të gjeni mbi 150 vepra të ndryshme arti të përshtatshme për çdo ambjent të shtepisë apo zyrës tuaj duke i dhënë një prekje artistike.
 
Prof. Rakip Shabanaj lindi më 17 maj 1943, në Tepelenë dhe më pas u zhvendos në Vlorë, duke u bërë pikërisht dashuria për këto dy qytete frymëzimi për shumicën e veprave të tij, paçka se natyra mbetet muza e tij më e madhe. Kulturat që përfshihen në veprat e tij janë nga më të larmishmet, epokat që artisti prek dhe hedh ne telajo janë sa të hershme aq edhe moderne. Disa nga punimet e tij më madhështore përfshijnë figurën e Ali Pashe Tepelenes, disa të tjera janë inspirime fetare dhe etnografike dhe shumë të tjera janë peisazhe dhe kultura që artisti i ka hasur gjatë vizitave të tij nëpër troje Shqiptare dhe ato te huaja. Teknika kryesore e përdorur nga piktori është akuareli, teknikë e cila e ka bërë të jetë i pari akurelist në Enciklopedinë Botërore. Teknika te tjera që prof. Shabani përdor me mjeshtëeri të lartë janë edhe vaji dhe grafika, kjo e fundit është përdorur edhe në një seri pikturash që përshkruajnë më së miri jetën në Tiranën e viteve ’20.
Artisti është diplomuar në liceun artistik si dhe në Akademinë e Artit dhe ka ekspozuar punën e tij në të gjithë botën, duke hapur më shumë se 50 ekspozita në të gjithë globin. Pikturat e Shabanit kanë shëtitur dhe janë mirëpritur dhe pëlqyer në të gjithë botën si në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, etj.
 
Gallery 43 shërben gjithashtu si një trampolinë për të gjithë artistët të cilët dëshirojnë të reklamojnë veprat e tyre, në një treg ndërkombëtar, qofshin ato piktura, skulptura, apo vepra artizanale, në websiten www.artgallery43.com .
 
Gallery 43, Rr. Myslym Shyri, përballë Vodafone
Cel: +355693939397
Instagram: @43galleryart
Facebook: Gallery 43
Email: [email protected]
 
Gjithashtu Gallery 43 ofron mundësi punësimi si Art Dealer për të gjithë ata që kane pasion artin apo dëshirë për të mësuar dhe punuar për artin.  Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në:
Cel: +355695819198

Të ngjashme