Kryefjala Logo

Fundjava vjen shpejt por astrologu Paolo Fox është më i shpejtë

21 Tetor, 2022 | 10:38 am

Dashi-Yjet ju shtyjnë për takime të reja që mund të bëhen diçka e veçantë.
Në punë është koha për të parë dhe jo për të vepruar.

Demi-Hëna ndihmon në zgjidhjen e disa problemeve të vogla të dashurisë.
Në punë tregohuni më të kujdesshëm që të mos bëni gabime.

Binjakët-Mos u nxitoni në vendimet tuaja të dashurisë por mendoni me kujdes për atë që dëshironi.
Në punë do mund të bëni një zgjedhje të rëndësishme.

Gaforrja-Sot do të mund të rikuperoni kohën e humbur në dashuri dhe në punë mund të jetë dikush që po komploton pas jush, por mos u dorëzoni.

Luani-Nëse ka pasur probleme në dashuri duhet të tregoni të gjithë durimin e mundshëm.
Në punë mund të keni disa probleme me financat.

VirgjëreshaHëna sot është në favor dhe sjell emocione të forta.
Mund të ketë sfida në punë, por tregohuni të fortë në aftësitë tuaja.

Peshorja -E bukur kjo ditë për ndjenjat dhe e rëndësishme është të mos keni frikë të rijetoni të njëjtat gjëra të përjetuara në të kaluarën.
Në punë, është koha për t’i treguar të gjithëve fuqinë tuaj.

Akrepi-Nëse jeni të pavendosur mes dy personave do të duhet të merrni një vendim deri në fund të muajit.
Kënaqësia troket në punë.

Shigjetari-Në dashuri mund të keni disa dyshime dhe në punë ka ardhur koha të ndryshoni drejtimin e projekteve tuaja.

Bricjapi-Çiftet e qëndrueshme mund të kenë grumbulluar disa shqetësime dhe sot është dita e duhur për të folur për to.
Në punë është e rëndësishme të realizoni projekte.

Ujori-Shfrytëzojeni këtë ditë për të bërë diçka të këndshme me partnerin tuaj.
Ka mundësi të mira në punë.

Peshqit-Bëni kujdes sepse kjo ditë është mjaft e acaruar në dashuri dhe në punë do arrini të zgjidhni një problem që e keni mbartur prej kohësh.

Të ngjashme