Lifestyle
Fundjava që na pret sipas astrologut Paolo Fox
17 Qershor, 2022 | 1:34 pm
Dashi-Sot është dita e duhur për takime të reja ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Vazhdoni të punoni shumë në punë sepse do të vijnë kënaqësi të mëdha.
Demi-Përpiquni të kaloni më shumë kohë me personin tuaj të dashur që keni lënë pas dore kohët e fundit. Në punë qëndroni të përqendruar dhe mos u humbni .
Binjakët-Ka ardhur koha të ndryshoni këndvështrimin tuaj në dashuri dhe të kuptoni pak më shumë përpjekjet e partnerit tuaj. Në punë periudha është pozitive, më në fund momenti stresues duket se ka mbaruar.
Gaforrja-Merrni pak kohë për veten tuaj dhe për të qenë me të dashurit tuaj. Në punë ndaloni shqetësimet përpiquni ti jetoni më lehtë.
Luani-Në dashuri jeni mjaft të menduar dhe ndoshta po e neglizhoni pak partnerin. Kujdes nga tensionet në punë.
Virgjëresha-Hape zemrën dhe deklarohu tek personi që të pëlqen sepse sot yjet janë në favorin tënd. Në punë është dita e duhur për të bërë kërkesa.
Peshorja-Është një kohë stresuese, por duhet të shtrëngoni dhëmbët dhe të prisni kohë më të mira për dashurinë. Në punë keni një qëndrim të ri që do ju çojë larg.
Akrepi-Keni përshtypjen se duhet të bëni zgjedhje të vazhdueshme në jetën tuaj, por merrni kohë për të kuptuar atë që dëshironi.
Shigjetari-Ju pëlqen të ndiheni gjithmonë mirë dhe keni nevojë për dikë në krah për t’ju bërë të ndiheni kështu. Në punë, mos merrni shumë faj nëse diçka nuk shkon.
Bricjapi-Në dashuri nuk është një moment i bukur, por duhet të mësojmë të jetojmë edhe me ndjenjat negative. Mos e humbisni fokusin tuaj në punë tani.
Ujori-Në dashuri rikthehet qetësia dhe do ndiheni edhe më të kuptuar nga partneri juaj. Në punë do të shpërbleheni për përpjekjet tuaja.
Peshqit-Sot vjen një moment relaksi dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Në punë, mësoni të pranoni ndryshimet dhe mendoni për të gjithë rrugën e kthimit atje ku jeni. Jini krenarë për veten tuaj.