Kryefjala Logo

Fundjava kaq afër dhe astrologu Paolo Fox është gati me parashikimet

1 vit më parë

Dashi-Kjo ditë është ideale për të përjetuar ndjenjat në maksimum. Sa i përket sferës së punës, jeni mjaft të stresuar por momenti juaj i relaksimit do të vijë shumë shpejt.

Demi-Yjet janë në anën tuaj dhe me hënën në shenjën tuaj do të shkëlqeni në dashuri. Në punë gjithçka po shkon mirë edhe nëse mund të aplikoni diku tjetër për më mirë.

Binjakët-Nëse keni pasur një takim interesant në ditët e fundit atëherë thellojeni atë. Në punë ka shumë angazhime por së shpejti do të ketë një periudhë në të cilën do të relaksoheni.

Gaforrja-Sot nuk është një ditë ideale për çështjet e zemrës. Mund të ketë debate ndaj kini kujdes nga shumë fjalë. Në punë ka pengesa të vogla për t’u përballur.

Luani-Qielli i sotëm flet për dashurinë, ndaj vazhdo me ndjenjat. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë dhe pas gjithë sakrificave shijoni këtë moment suksesi.

Virgjëresha-Jeni në një krizë dashurie, duhet të përpiqeni të sqaroni ndjenjat tuaja. Në punë është më mirë ta mbani të ndarë jetën private nga ajo profesionale.

Peshorja-Kohët e fundit jeni ndjerë paksa të kufizuar nga marrëdhënia juaj. Në punë, jeni të kënaqur, por gjithmonë keni nevojë të bëni diçka të re.

Akrepi-Hëna është në shenjën tuaj, ndaj përfitoni nga ky kalim pozitiv për t’u hapur në dashuri. Në punë rutina është gjithmonë e njëjtë por së shpejti do pushoni pak nga angazhimet.

Shigjetari-Nuk jeni plotësisht të kënaqur me marrëdhënien tuaj ndaj përpiquni të sqaroni idetë tuaja. Në punë do të ketë promovime pas periudhës së verës.

Bricjapi-Ka pak konfuzion në jetën tuaj nga të gjitha këndvështrimet. Ndoshta, në dashuri, do të ishte më mirë të qëndroni vetëm për pak kohë dhe në punë të përpiqeni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë.

Ujori-Jeni në dyshim në dashuri, por së shpejti do të kuptoni se çfarë të bëni. Në punë jeni duke punuar shumë, por keni dëshirë për më shumë.

Peshqit-Ju jeni romantikë të pashërueshëm dhe ajo që dëshironi më shumë në jetë është dashuria e cila tani është në krye. Jeni shumë të zënë në punë por duhet të shtrëngoni dhëmbët.

Të ngjashme