Kryefjala Logo

Fundjava juaj do të jetë ndryshe. Flet Paolo Fox

24 Qershor, 2022 | 12:00 pm

Dashi-Sot do të përballeni me një zgjedhje të detyruar në dashuri,brenda ose jashtë. Në punë vijnë lajme interesante dhe mund të ketë edhe ndryshime.

Demi-Ju keni hënën në shenjën tuaj, kështu që emocionet do të jenë protagonistët e kësaj dite. Në punë, është koha e përkryer për të kërkuar një rritje rroge.

Binjakët -Në dashuri duhet të ecni përpara dhe të lini pas një të kaluar të trishtë. Në punë bashkohuni për bashkëpunime të reja.

Gaforrja-Dashuria po ecën mirë dhe marrëdhëniet me virgjëreshat janë të favorizuara.
Në punë do të ishte më mirë të mos ecni shumë larg sesa mund të përballoni dhe para se të merrni vendime, merrni këshilla.

Luani-Kujdes nga çdo shqetësim. Mundohuni të mos e teproni me fjalët dhe merrni pak kohë për veten tuaj. Në punë ka ende disa pengesa por me durim do arrini të bëni gjithçka.

Virgjëresha-Qielli i sotëm flet për dashurinë ndaj nëse je ende beqar fillo të shikosh vërdallë. Në punë ka ende pak tension por përpiquni të mos ju pushtojë nervozizmi.

Peshorja-Përgatituni për një fundjavë emocionuese për ta ndarë me partnerin tuaj. Në punë nëse ka pasur ndonjë keqkuptim me kolegët apo shefat do të sqarohet.

Akrepi-Hëna është përballë ndaj vëmendje maksimale në dashuri sepse rrezikoni grindjet për çështje të kota. Ka disa probleme të vogla në punë por do të zgjidhen së shpejti.

Shigjetari-Dashuria do jetë protagonistja e ditës. Beqarët duhet të përfshihen më shumë. Në punë,merrni kohë për të kuptuar se çfarë të bëni pa u bërë shumë impulsiv.

Bricjapi-Nëse jeni në çift për një kohë të gjatë nuk do keni probleme të mëdha nëse jo ndonjë diskutim. Në punë mos merrni vendime të nxituara nëse nuk i keni idetë e qarta.

Ujori-Përpiquni të mos ndikoheni nga mendimet negative në dashuri, sepse ato mund të prishin gjithçka. Prisni disa ndryshime në punë.

Peshqit-Yjet flasin për emocione të forta për të jetuar në këtë ditë dhe mund të deklaroheni edhe te personi që ju pëlqen. Në punë ka shumë ngarkesë por për të pasur rezultate do të duhet të punoni shumë.

Të ngjashme