Lifestyle
Fundjava erdhi dhe parashikimet e astrologut Paolo Fox gjithashtu
9 Korrik, 2022 | 12:06 pm
Dashi-Në dashuri nuk jeni shumë të bindur për atë që po bëni, ndoshta keni të bëni me një person tepër enigmatik. Në punë keni gjetur një qasje të re edhe pse nuk jeni ende të kënaqur me të.
Demi-Ka pak nervozizëm sot në dashuri, por nesër do të jetë më mirë. Në punë është më mirë të shmangni diskutimet me të tjerët, më mirë ta shijoni këtë fundjavë.
Binjakët-Në dashuri duhet të guxoni më shumë dhe të deklaroheni. Mos u mbyllni në shtëpi. Në punë këto janë ditë vendimtare për të nisur një rrugë të re.
Gaforrja-Në dashuri gjithçka shkon mirë falë një hënë të bukur dhe nëse jeni beqar mund të takoni edhe dikë interesant. Në punë, zgjidhni të gjitha problemet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Luani-Në dashuri duhet ta rregullosh marrëdhënien pa bërë shumë polemika. Shpesh shoqëroheni me persona peshq apo binjakë që ju magjepsin por në të njëjtën kohë ju krijojnë probleme. Mundësi të reja vijnë në punë.
Vitgjëresha-Lajme të mira vijnë në dashuri dhe më në fund ju jeni kthyer në të qenit më të qetë. Në punë, ata që janë profesionistë të lirë do të marrin detyra të reja dhe gjithashtu kënaqësi të mëdha.
Peshorja-Më në fund keni gjetur qetësinë dhe ekuilibrin në dashuri. Nuk ka probleme të mëdha me punën e tyre, kështu që vazhdoni kështu.
Akrepi-Fundjava sjell një dozë të mirë pasioni në jetën tuaj private. Shijoni të gjitha. Në punë vijnë takime të reja interesante. Është koha juaj kjo.
Shigjetari-Dita e sotme është shumë e bukur dhe ju bën ta jetoni lidhjen me më pak nervozizëm. Në punë vijnë propozime të reja dhe do të duhet të merren vendime të rëndësishme.
Bricjapi-I bukur ky qiell për dashuri me hënën që të mbështet. Dyshimi i vetëm janë paratë dhe puna, por projektet e reja do të vijnë së shpejti.
Ujori-Në dashuri ka nga ata që janë nervozë dhe tashmë prej ditësh po debatojnë me partnerin. Venusi ndihmon, por ka disa pengesa në jetën e dashurisë. Në punë është koha për të filluar nga e para.
Peshqit-Dashuria shkon shumë mirë me një qetësi të bukur të sapogjetur. Në punë mos kini frikë të pyesni edhe nëse merrni përgjigje negative.