Lifestyle
Flet gruaja nga Afganistani: Morëm fund, tani nuk na pranojnë as në dyqanet ushqimore pa pasur një burrë nga pas.
2 vite më parë


Kush janë dhe çfarë kërkojnë talebanët?
Termi “Taliban” në Pashto – gjuha e dytë më e folur në Afganistan dhe gjithashtu e përhapur në Pakistan – do të thotë “studiues” ose “student”. Lëvizja, e lindur gjatë viteve ’90 në medresetë, shkollat pakistaneze koranike, u formua zyrtarisht në 1994 në Kandahar, qyteti i dytë afgan, i kryesuar nga Mullah Mohammed Omar
•Talibanët kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve dhe strukturave demokratike.
•Qytetarët afganë që kanë bashkëpunuar me diplomacinë ndërkombëtare, mediat perëndimore dhe ushtritë e vendeve të tjera konsiderohen “tradhtarë”.
•Gratë – të cilave u kërkohej të mos kishin marrëdhënie me burra përveç me babanë, burrin ose një anëtar tjetër të familjes – u ndalohej të drejtonin çdo mjet, nga makina në biçikleta, të grimoheshin ose të vinin bizhuteri.
•Kur talebanët morën pushtetin në vitet 1990, ata ndaluan kinemanë, muzikën dhe televizionin.