Fle me dritën hapur?Problemet që sjell zgjedhja juaj:

9 muaj më parë

Ekspozimi ndaj dritës gjatë gjumit e bën të vështirë për trurin tuaj që të arrijë fazën e gjumit të thellë.

Depresioni

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë depresion dhe nervozizëm. Fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm mund të jenë më hiperaktivë.

Obeziteti

Një studim te gratë zbuloi se obeziteti ishte më i përhapur tek ato që flinin me televizor ose dritë ndezur.

Aksidentet

Mungesa e gjumit cilësor ju bën më pak vigjilent ditën tjetër. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme nëse drejtoni një makinë.

Rritja e rrezikut të sëmundjeve kronike

Nëse drita vazhdon të ndërhyjë në gjumin tuaj për një kohë të gjatë, ju mund të jeni në rrezik të shtuar të sëmundjeve të caktuara kronike si presioni i lartë i gjakut (hipertension), sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Të ngjashme