Kryefjala Logo

Filloi muaji i ri qershor,njihuni me parashikimet e astrologut Paolo Fox

1 Qershor, 2022 | 12:19 pm

Dashi- I bukur ky fillim muaji për dashurinë që do të jetë protagoniste e jetës suaj, sidomos në dy javët e para të qershorit. Marsi dhe Jupiteri ju ndihmojnë edhe në punë.

Demi-Përpiquni të shfrytëzoni ndikimin e Venusit në jetën tuaj dhe mos qëndroni pa bërë asgjë . Në punë është Saturni që ju vë në vështirësi por do arrini ta kapërceni këtë periudhë.

Binjakët-Lajme të rëndësishme vijnë në dashuri por do t’ju duhet të prisni gjysmën e dytë të muajit për të përfituar nga ndikimi i Venusit.
Ka shumë gjëra për të bërë në punë,kështu që përvishni mëngët.

Gaforrja-Nëse keni qenë çift për një kohë të gjatë, mos e gërmoni të kaluarën, më mirë shikoni përpara.
Në punë të gjitha hijet dhe ndikimet negative të kohëve të fundit do ikin njëherë e mirë.

Luani-Kjo ditë është shumë e dobishme për të kuptuar pikat e forta dhe të dobëta të marrëdhënies suaj. Në punë jeni në një fazë rikuperimi.

Virgjëresha-Yjet ndihmojnë për të menaxhuar më mirë ndjenjat dhe në punë do mund të bëni zgjedhje që do të jenë të drejta.

Peshorja-Më në fund do të mund të rikuperoni në dashuri pas një kohe të vështirë. Në punë do t’ju duhet të mësoni të menaxhoni detyra të reja.

Akrepi-Qielli sot dhuron durim në dashuri dhe në punë, megjithatë mendimet duhet të drejtohen drejt projekteve stimuluese.

Shigjetari-Në këtë periudhë do të arrini të zyrtarizoni atë që dukej një histori sipërfaqësore. Në punë ka kthesa interesante.

Bricjapi-Dyshimet do kthehen në dashuri, por gjithmonë duhet të sqaroni se si qëndrojnë gjërat për të shmangur keqkuptimet. Mund të ketë një rikuperim të mirë në punë.

Ujori-Ka pak tension në dashuri, por duhet të kuptosh se çfarë nuk shkon.
Në punë shmangni debatet dhe fokusohuni në atë që mund të rregullohet dhe bëhet më mirë.

Peshqit-Shikoni vërdallë nëse jeni beqar sepse një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Në punë është një kohë e shkëlqyer plot me mundësi të reja.

Të ngjashme