Filloi java e re dhe parashikimet e tua janë këto:

6 muaj më parë

Dashi-Kjo javë e re e prillit nis me shumë nervozizëm, sidomos në dashuri.
Jini të kujdesshëm dhe përpiquni t’i menaxhoni këto majat e negativitetit në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë është mirë të mos e teproni.

Demi-Horoskopi i sotëm flet për një periudhë disi të vështirë për dashurinë por edhe për punën ku do të ketë disa ngjarje të paparashikuara për t’u menaxhuar. Bëni gjithçka me shumë qetësi.

Binjakët-Sot dita ju sheh gati për të revolucionarizuar jetën tuaj.
Puna sjell shumë gjëra të reja edhe nëse nga pikëpamja e parave ka ende disa vështirësi.

Gaforrja-Këtë të hënë do t’ju duhet të përballeni me disa çështje të pazgjidhura që ju kanë lënë të menduar në periudhën e fundit.
Mendoni me kujdes për lëvizjet tuaja të ardhshme si në dashuri ashtu edhe në punë.

Luani-Sot dita flet për suksese të mëdha pas një periudhe të gjatë sakrificash dhe mundimi.
Më në fund po filloni të korrni frytet e angazhimit tuaj në fushën profesionale.

Virgjëresha-Kujdes nga shumë fjalë në dashuri, sepse mund të shkaktojnë grindje të papritura me partnerin.
Në punë është një kohë me përgjegjësi të madhe.

Peshorja-Sot jeni veçanërisht energjike. Mundohuni të organizoni diçka të bukur përtej punës.
Rezultate të shkëlqyera për ata që i kanë vendosur vetes synime të rëndësishme.

Akrepi-Kkjo ditë ju sheh pak të pasigurt dhe të zhytur në mendime, veçanërisht në dashuri. Kujdes. Për sa i përket punës, përpiquni ta merrni pak më lehtë.

Shigjetari-Vjen një javë që ju sheh veçanërisht të lumtur.
Yjet ju bëjnë pozitivë dhe të etur për të kaluar kohë me partnerin.
Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë.

Bricjapi-Ka disa momente të vështira për t’u përballur me shumë kthjelltësi. Vendime shumë të rëndësishme do të duhet të merren si në dashuri ashtu edhe në punë.
Jini të matur në zgjedhjet tuaja.

Ujori-Sot është një ditë e bukur që ju sheh shumë të fortë në dashuri por edhe në punë.
Shfrytëzoni mundësitë e reja dhe përfitoni në maksimum favorin e yjeve.

Peshqit-Një periudhë shumë e rëndësishme dhe madje pak stresuese në punë është duke ardhur.
Përballuni me guxim dhe kompetencë.
Në dashuri duhet t’i kushtoni pak më shumë vëmendje partnerit.

Të ngjashme