Lifestyle
Filloi java e re dhe astrologu Paolo Fox e ka parashikimin gati
2 vite më parë

Dashi-Dita e sotme nis me pak lodhje, ndihesh pak e mërzitur dhe ke nevojë për shtytjen e dikujt. Mundohuni të mos mbylleni në shtëpi, por të jeni me ata që ju duan.
Demi-Çdo gjë po ecën mirë si nga pikëpamja e dashurisë ashtu edhe e punës pa ulje-ngritje.
Nëse do të ndryshoni diçka në jetën tuaj, bëjeni, gjithçka varet nga ju.
Binjakët-Po ndiheni të dashuruar si kurrë më parë këto ditët e fundit.
Shijoni këto emocione të bukura pa u menduar shumë. Në punë duhet më shumë impenjim.
Gaforrja-Në dashuri çdo gjë duket e vështirë kohët e fundit por ju duhet të mësoni të përballoni edhe momentet e vështira.
Në punë merrni vendime bazuar vetëm në atë që dëshironi realisht.
Luani-Mendimet janë të shumta por nuk duhet të humbisni ambicien si në dashuri ashtu edhe në punë.
Virgjëresha-Nga pikëpamja e dashurisë duhet të dëgjoni këshillat e disa miqve të mirë. Në punë është më mirë të mos i komplikoni shumë gjërat.
Peshorja-Nëse nuk jeni të kënaqur me diçka, atëherë hidhni hapin e parë për ta ndryshuar atë.
Pritja nuk do të bëjë mirë për atë që kërkon në punë.
Akrepi-Në dashuri duhet të mësoni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë dhe të silleni në varësi të rrethanave. Është një kohë mjaft delikate në punë, por së shpejti do të përmirësohet.
Shigjetari-Sot je pak kërkuese nga pikëpamja emocionale, por me ndihmën e njerëzve të besuar do të mund ta përballoni mirë.
Bricjapi-Hëna të jep një dorë sot për të menaxhuar më mirë emocionet.
Në punë dëshironi diçka më shumë por duhet të angazhoheni.
Ujori-Kjo është një kohë pak stresuese, por mos u dëshpëro.
Me angazhimin e duhur do të arrini të bëni gjithçka dëshironi.
Peshqit-Nxirre sot durimin tënd të lindur sepse do të të duhet. Ka shumë risi për t’u kapur në punë dhe përvishni mirë mëngët