Lifestyle
Femrat që shkëlqejnë në spektaklet Prime të Big Brother VIP Albania
24 Shkurt, 2023 | 12:47 pm
“Show must go on” është slogani i shumë spektakleve në mbarë botën dhe Freddie Mercury nuk mund të qëllonte më shumë në shenjë dhe të arrinte të mos bëhej kurrë i përsëritur.
Kjo sepse shprehja e famshme e shkëputur nga kënga e tij,simbolizon qartazi se pavarsisht gjithçkaje që ndodh në një “Show” spektakli duhet të vazhdojë..
Në spektaklin tonë “Big Brother Vip” “Show” vazhdon çdo të martë dhe të dielë pavarsisht situatave jo të këndshme,dështimeve nga ana e produksionit,zhgënjimeve të vazhdueshme nga publiku apo përrallat e servirura live si pa të keq.
Ajo që nuk zhbëhet ama është fakti se femrat brenda shtëpisë,çdo javë sjellin look dhe veshje të denja për një spektakël.
(Të paktën diçka e bëjnë mirë)
“Tutti i gusti sono giusti” thonë fqinjët tanë Italian,pra të gjitha shijet janë të drejta,por biem të gjithë dakort se 3 femra brenda shtëpisë bëjnë diferencën..
Të paktën kështu ka zgjedhur publiku dhe këtu e besojmë sepse asgjë nuk është e trukuar pasi produksionit nuk i intereson aq shumë tema.
•Olta Gixhari
Komentet për lojën e saj mund të mos jenë shumë pozitive,por atë që askush nuk ia mohon dot është bukuria natyrale dhe klasi i çdo veshjeje në trup.
Me fustan poshtë gjurit,kostum të bardhë serioz,pantallona rozë dhe crop top me pupla.
Tre veshje komplet të ndryshme nga njëra tjetra,por të treja të përfaqësuara denjësisht nga aktorja që qëndron shumë larg banales dhe vulgaritetit.
•Kiara Tito
Kiara ka tipik stilin e moshës që mban mbi supe.
Mos të harrojmë se e ka edhe punë jashtë shtëpisë të qënurit “Influencer” ndaj edhe garderoba e saj ka qindra fustane dhe komplete.
Kostumi i saj i kuq,fustanet e shkurtra dhe ngjyrat e ndezura kanë bërë që edhe Morticia Adams të heqë dorë nga e zeza dhe të konsiderojë ngjyrat në jetën e saj…
•Ermiona Lekbello
Surprize?
Prisnit Dea Mishel?
Epo publiku ka vendosur..(tën tën)
Sipas njerëzve që shkruajnë nëpër rrjete sociale,Ermiona ka një fizik për tu paur zili nga vajzat e reja dhe di si ta arredojë atë me veshje elegante.
Hyri si një “Cat Women ” me total black dhe duket se është ngjyra e saj e preferuar.
Por të zezën ajo e sjell me temina,me tyl,me bust dhe me dekolte elegante që i jep lezet!
Ka guxuar edhe me golf(kush vesh golf në Prime?)
Ermiona e ka bërë dhe ne nxorrëm golfet tona nga sirtari i rrobave të harruara.