Lifestyle
Femrat e shkurtra duhet ti dinë këto hile për tu dukur të gjata
13 Mars, 2022 | 1:51 pm
Pantallonat apo tutat e ngushta duken shumë më bukur tek një vajzë e shkurtër, sesa ato të gjerat. Këto lloj veshjesh fshehin këmbët dhe ua bëjnë të padukshme. Nëse ju i vishni pantallonat e gjera ju sugjerojmë t’i vishni me taka të larta.
Fustanet e gjatë ju “pushtojnë” gjithë trupin:
Sekreti për të veshur një fustan deri në fund të këmbëve qëndron tek beli. Nichole Richie (1.55m) duket me e gjatë duke vendosur një rrip të hollë rreth belit të saj.
Rripat e sandaleve rreth kyçit të këmbës ju bejnë të dukeni të mbledhura në trup, por nuk do thonim të njëjtën gjë për Miroslava Duma (1.50m). Rripi është vendosur rreth pjesës më të hollë të kyçit duke nxjerrë në pah vetëm një pjesë të konsiderueshme të kembës.
Harrojini këpucët e sheshta: Mary-Kate dhe Ashley Olsen (1.57m dhe 1.52m), vërtetojnë se nuk keni pse të lëkundeni mbi taka për tu dukur të sofistikuara. Këtë vit tek çmimet CFDA, dyshja preferoi të veshë të sheshta dhe veshje krejt të zeza. Provojeni dhe ju duke pasur parasysh të ekspozoni pjesën e kyçeve të këmbës për një super look.
Sandalet stil Gladiator nuk janë për këmbët tuaja: Çelësi për të veshur sandale gladiator deri mbi gju është të bëni si Kortney Kardashian (1.52m), duke i kombinuar ato me pantallona të shkurtra.