Kryefjala Logo

Fantazia mund të dëmtojë marrëdhëniet intime?

10 Maj, 2022 | 1:59 pm

Gati pjesa më e madhe e qënieve njerëzore u ka ndodhur që në një moment të ditës të fantazojnë për një person që u pëlqen me një fantazi me pullë të kuqe paçka sa e mundshme është kjo ose jo.

Një studim i bërë në Kanada me meshkuj dhe femra tregoi se meshkujt shpesh fantazojnë për lidhje jashtëmartesore.
Edhe femrat fantazojnë, por nuk kanë tendencën që fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet.

Studiuesit thonë se është normale që meshkujt të kenë fantazi intime me më shumë se një femër.
Shumë persona fantazojnë gjëra që mund të duken të çuditshme ose jashtë normales por nga studimi i bërë rezultoi që pjesa më e madhe e njerëzve kishin fantazi normale jo anormale me dëshira të çuditshme.

Femrat më së shumti fantazojnë për partnerin e tyre dhe shumë rrallë për partnerë të tjerë që më shumë ka mundësi të jenë aktorë filmash,ndërsa meshkujt kanë tendencën që të imagjinojnë lidhje jashtëmartesore me këdo femër që gjatë ditës i ka bërë të kthejnë kokën.

Të ngjashme