Lifestyle
Fakte rreth gjumit dhe ëndrrave që me siguri nuk i keni ditur
3 Shtator, 2021 | 12:29 pm
•Bebet kalojnë deri në 50 përqind të gjumit të tyre në fazën REM, ndërsa të rriturit vetëm rreth 20 përqind.
•Nëse zgjoheni gjatë fazës REM të gjumit, keni më shumë gjasa për të kujtuar ëndrrat tuaja.
•Në një studim të drejtuart nga Kleitman (1957), pjesëmarrësit në studim gjykuan ndërkaq me një saktësi të madhe edhe gjatësinë e ëndrrave të tyre.
•Thuhet se lëvizjet e syve gjatë gjumit REM, janë të lidhura me imazhet vizuale të ëndrrave tuaja.
•Lënia e drogës, apo sikurse kanë treguar edhe studimet e fundit të alkoolit apo edhe duhanit, mund të shkaktojnë ëndrra më intensive.
•Edhe të verbërit ëndërrojnë. Nëse ata lindin të verbër do të kenë endrra ndijore (me prekje) ose shqisore, nëse bëhen të verbër në një fazë të mëvonshme të jetës, janë në gjendje të ëndërrojnë mbi gjëra që mund t’i mbajnë mend.
•Në Romën e lashtë njerëzit mund t’ia paraqisnin për interpretim senatit ëndrrat e tyre më të rëndësishme apo të pazakonta.
•Teoritë e interpretimit të endrrave kanë ekzistuar prej mijëra vjetësh. Papisuri “Chester Beatty” është një rregjistrim i interpretimeve të ëndrrave egjiptiane rreth vitit 1850 P.E.S.
•Njerëzit që janë rritur duke parë televizor bardhë e zi, kanë më shumë gjasa të ëndërrojnë bardhë e zi se sa ata që janë rritur në epokën e televizorëve me ngjyra.
•Ju mund të keni dëgjuar për njerëz që ”rrëzohen” gjatë ëndrrave. Ndërsa mund të keni patur edhe vetë një ënddër të tillë! Këto lloj ëndrrash ndodhin shpesh gjatë fazave të hershme të gjumit, dhe mund të shoqërohet me ‘dridhje’ zgjuar. Këto spazma muskulore quhen dridhje mioklonike.
•Ndërhyrja në ëndërr. Ndërsa flini, truri juaj mund të përfshijë ndonjëherë tinguj ose stimuj të tjerë nga ambjenti përreth në ëndrrën tuaj. Nëse dikush në shtëpinë ngjitur është duke luajtur muzikë, ju mund të filloni të ëndërroni sikur ndodheni në një koncert.