Kryefjala Logo

Fakte që duhet të dini patjetër për grupin tuaj të gjakut

29 Gusht, 2021 | 5:37 pm

Lloji i gjakut ndikon  se çfarë ushqimi duhet të hash

lg.php.gif

Siç është edhe konfirmuar nga Peter J. D’Adamo, lloje të caktuara të gjakut mund të rezultojnë në dallime të nevojave nutricionale. Personat me tipin O të gjakut kanë tendenca të kenë probleme me stomakun dhe tretjen. Prandaj, ata kanë nevojë për ushqime me përqindje të lartë të proteinës, pra mishra, peshk, perime etj. Personat me tipin A kanë sistem të ndjeshëm të imunitetit prandaj duhet të hanë shumë  perime si brokoli, spinaqi dhe hudhra.Personat me tipin e gjakut B kanë tendenca të prodhojnë më shumë kortizol (hormon i stresit) sesa normalja. Rekomandohet që personat e tillë të shmangin acidet trans­yndyrore, vajrat e perimeve, alkoolin etj. Individët me tipin AB të gjakut zakonisht kanë mungesë acidi në stomak. Ata duhet të konsumojnë gjëra si uthulla e mollës dhe mjalti manuka për t’i ngritur nivelet e acidit në stomak dhe për të siguruar tretje të mirë.

Tipi i gjakut ndikon edhe në personalitet

Kjo është e njohur  në mjekësinë aziatike. Personat me tipin A të gjakut kanë tendenca të jenë zemërgjerë dhe të mëshirshëm, persona të cilët i vendosin nevojat e të tjerëve para të vetave. Personat me tipin A të gjakut zakonisht janë individë që kanë qejf të dalin, janë shumë të shoqërueshëm dhe emocionalisht fleksibil. Ndërsa individët me tipin e gjakut AB kanë tendenca të jenë racional dhe të fortë, me shumë pak brenga. Në anën tjetër, individët me tipin O të gjakut kanë tendenca të brengosen shumë, por janë shumë praktikë dhe të organizuar.

Lloji i gjakut ndikon në pjellori

Studime të shumta kanë treguar se gratë me tipin O të gjakut kanë tendenca të jenë më së paku pjellore. Studimi, i cili i ka vëzhguar gratë gjatë viteve të tyre të 30’ta, ka zbuluar se gratë me këtë lloj të gjakut kanë më pak vezë ose vezët kanë më shumë problem në mirëmbajtjen e pjellorisë.

Të stresuar ose të zemëruar tërë kohën? Shikoni llojin e gjakut

Për shkak se personat me tipin A të gjakut prodhojnë kortizol më shumë se normalja, nivelet e tyre të stresit kanë tendenca të jenë më të larta sesa mesatarja.

Të ngjashme