Kryefjala Logo

Është nëntor dhe astrologu Paolo Fox sjell parashikimin e ditës së parë

1 Nëntor, 2022 | 10:14 am

Dashi-Bëni kujdes në dashuri sepse ka pasur disa probleme ditët e fundit por hëna ju ndihmon në zgjidhjen e tyre dhe rikuperim.
Në punë vazhdoni duke u angazhuar sa më shumë pasi do të merrni njohje.

Demi-Në dashuri keni disa dyshime për shkak të një Hëne të kundërt.
Në punë lodhja është e madhe, merrni një moment për të rimbushur bateritë tuaja.

Binjakët-Sot yjet ofrojnë emocione të forta dhe një zgjidhje për të gjithë çiftet që kanë përjetuar një krizë kohët e fundit.
Në punë shtrëngoni dhëmbët, do të bëhet më mirë.

Gaforrja-I bukur ky qiell për ndjenjat që mund të fluturojnë.
Në punë kujdes nga disa pengesa të vogla por gjithçka mund të kapërcehet.

Luani-Kjo ditë nuk është ideale për çështjet e zemrës, mendja juaj është e zënë vetëm nga puna.
Kujdes nga disa ngadalësime, por mos u dekurajoni.

Virgjëresha-Qielli fal emocione të forta falë një tranziti të bukur të Venusit.
Jini të durueshëm në punë dhe mos bëni kërkesa menjëherë.

Peshorja-Dashuria nuk po shkon mirë por mos e humbni shpresën.
Në punë të gjitha projektet në pritje mund të marrin rrugën e duhur.

Akrepi-Lajme të bukura dhe shumë emocione po vijnë në dashuri.
Në punë mund të fitoni një sfidë të rëndësishme.

Shigjetari-Dashuria po shkon mirë ndaj shijojeni këtë moment fati.
Lajme interesante vijnë në punë.

Bricjapi-Mund të ketë një moment nervozizmi në dashuri, por bëni durim.
Në punë jeni në kaos total dhe do ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.

Ujori-Në dashuri ka shumë emocione dhe mund të debatoni paksa me partnerin.
Në punë tregoni vëmendje sidomos financave.

Peshqit-Sot do të keni mundësi të njiheni me njerëz interesantë dhe në punë është një periudhë shkëlqimi.
Së shpejti do të shpërbleheni për angazhimin tuaj.

Të ngjashme