Kryefjala Logo

Është ky parashikimi i astrologut Paolo Fox për ditën e shtunë

6 Gusht, 2022 | 12:06 pm

Dashi-Tregohuni të kujdesshëm sot sepse rrezikon një krizë e vogël në dashuri, sidomos nëse jeni në çift prej kohësh.
Në punë është një moment lodhjeje por rezultatet nuk do të vonojnë.

Demi-Sot është dita e duhur për t’u sqaruar me partnerin dhe duhet ta shfrytëzoni këtë mbrëmje.
Në punë është koha më e mirë për të nënshkruar marrëveshje të reja.

Binjakët-Sa e bukur kjo ditë për ndjenjat por kujdes nga hëna përballë që mund të sjellë disa bezdi të vogla.
Në punë duhet të bëni pak më shumë përpjekje.

Gaforrja-Fundjava sjell pak nervozizëm në jetën tuaj të dashurisë.
Në punë është më mirë të mos shqetësoheni shumë sepse kënaqësia është shumë pranë jush.

Luani-Në dashuri gjithçka shkon mirë por kushtojini vëmendje mbrëmjes që sjellin pak nervozizëm në çift.
Në punë mos i shtyni gjërat sepse është momenti i duhur për avancim në karrierë.

Vitgjëresha-Dita e sotme është paksa e komplikuar për dashurinë ndaj kushtojini vëmendje, sidomos nëse keni lidhje të gjatë.
Në punë jeni pak të shqetësuar për financat por shumë shpejt gjërat do përmirësohen.

Peshorja-Dashuria ecën mirë dhe marrëdhëniet me të tjerët favorizohen, sidomos nëse është shenja e Shigjetarit. Në punë është më mirë të mos kapeni nga pasiguria por besoni më shumë në idetë tuaja.

Akrepi-Sa i bukur do të jetë ky qiell për dashuri dhe pasion gjatë fundjavës.
Në punë mos u shqetësoni sepse yjet flasin për një sukses të madh.

Shigjetari-Kjo ditë sjell disa vështirësi të vogla në dashuri,bëni kujdes.
Në punë filloni të mendoni për të ardhmen tuaj dhe të merrni vendime të rëndësishme.

Bricjapi-Lajme të mira vijnë në dashuri dhe me Venusin jo më përballë, do të mund t’i riktheheni pasionit dhe romancës .
Në punë jeni shumë të vendosur dhe Mërkuri sjell kënaqësi të madhe.

Ujori-Në dashuri dëshironi ta jetoni lidhjen me më shumë qetësi por ky muaj do të karakterizohet me ulje-ngritje.
Në punë ju rifitoni pozicionin tuaj.

Peshqit-Hëna është kundër , ndaj bëni kujdes të mos bini në vorbullën e mendimeve negative.
Në punë çdo gjë po shkon mirë por merrni pak kohë për veten tuaj sepse duhet të karikoni pak bateritë.

Të ngjashme