Kryefjala Logo

Është 1 dhjetor!Zbuloni parashikimin e yjeve me astrologun Paolo Fox

1 Dhjetor, 2022 | 10:31 am

Dashi-Ka ardhur koha t’i jepni fund debateve në marrëdhënien tuaj ose të paktën të shmangni takimet me njerëz që ju bëjnë nervoz.
Në punë nuk jeni shumë të bindur për atë që po bëni.

Demi-Në dashuri do të habiteni pozitivisht nga fillimi i këtij muaji të ri.
Në punë jeni plot me gjëra për të bërë dhe kini kujdes të mos bëni disa gabime.

Binjakët-Nëse doni të bini në dashuri, përpiquni të lironi zemrën që kjo të ndodhë.
Në punë mos lejoni që të tjerët t’ju hypin sipër.

Gaforrja-Ju jeni pak i nënshtruar në dashuri ndaj mundohuni të merrni pak kohë për të rimbushur bateritë tuaja.
Në punë po ecni pak ngadalë.

Luani-Në dashuri ka ardhur koha për të kapur mundësitë pa u menduar shumë për pasojat.
Puna po ju merr shumë kohë, por përpiquni të mos jetoni vetëm nga puna.

Virgjëresha-Në dashuri keni nevojë për pak më shumë iniciativë.
Në punë nëse nuk jeni të kënaqur, përpiquni të bëni diçka ndryshe.

Peshorja-Ju duhet të përdorni trurin për të zgjidhur problemet e dashurisë.
Në punë nëse keni pasur vështirësi, do arrini t’i kaloni ato.

Akrepi-Mos u stresoni nga polemikat e dashurisë sepse nuk keni nevojë për të.
Në punë ka shumë angazhime por mos u stepni sepse do arrini të përfundoni gjithçka.

Shigjetari-Ju jeni duke kërkuar për një stabilitet në dashuri që duket se nuk do të vijë kurrë.
Në punë nëse duhet të lindin debate,ju qëndroni larg.

Bricjapi-Në dashuri ka ardhur koha të përballeni me problemet.
Në punë tregoni vëmendje ndaj disa tensioneve të vogla me kolegët.

Ujori-Nëse jeni në çift për një kohë të gjatë përpiquni të rilindni sërisht emocionet e forta.
Në punë bëni kujdes që të mos shpërqendroheni.

Peshqit-Mundohuni të mendoni më shumë për atë që dëshironi nga dashuria pa qenë shumë gjaknxehtë.
Në punë po vjen një kohë shumë e favorshme me plot mundësi për rritje.

Të ngjashme