Lifestyle
Elona Duro dhe Olti Curri këtë verë prezantojnë trendin e pushimeve në kroçiere.
15 Qershor, 2022 | 1:00 pm
Miq, kolegë në radio dhe televizion dhe shpesh i ndjekim në postimet e tyre pasi janë përherë bashkë .
Por këtë radhë Olti Curri dhe Elona Duro storyt i kanë shumë të veçanta pasi pushimet e tyre janë ndryshe nga vitet e tjera pasi të dy ndodhen bashkë me miq të tjerë në kroçieren Costa Venezia.
Një mega anije luksoze si një resort që lundron dhe të jep mundësinë të shëtisësh shumë destinacione brenda një jave.
Dy bloggerët kanë zgjedhur Krociere.al për internierarin e tyre që përfshin Stambollin, Izmirin, Bodrumin, Mykonos dhe Athinën.
Costa Venezia gjigandi i luksit dhe sigurisë në det ofron argëtim për gjithë familjen në këto pushime për beqarë, çifte,të rinj, familje apo edhe njerëz të moshës së tretë që duan të shijojnë një udhëtim dhe relaks.
Shumë restorante, bare, qëndra argëtimi, evente dhe koncerte që bëjnë që këto pushime të jenë speciale.
Kabinat komode të ndara në klasa dhe me një shërbim pastërtie mahnitëse. Restorante që përfshihen në çmim por edhe me pagesë ekstra për ata që duan të drekojnë apo darkojnë në shërbimin personal të shefafe të mirënjohur të kuzhinës nga mbarë bota.
Për ata që duan të bëjnë një preventiv për pushimet e tyre mjaft të shkojnë të vizitojnë: www.krociere.al