Ekziston një rrugë që e bën dashurinë të ecë vaj dhe ne e kemi mësuar

3 muaj më parë

Mos prano copëza dashurie. Një person që nuk tregon seriozitet në dashuri dhe mënyrën si të përkushtohet, nuk e meriton farë vëmendjen tënde.

Mos u trego i pasigurt. Partneri do përfitojë gjithmonë nga ajo ndjesi që ti i jep dhe do e shfrytëzojë në favor të vetes.

Mos u var nga aprovimi i tij. Nuk duhet të kërkosh asnjëherë aprovimin e dikujt që të përcaktoj personin që je dhe si ndihesh. Asnjëhere nuk do i kënaqësh të gjithë.

Bëje të qartë çfarë do dhe lëri hapësirë edhe personit tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Flisni përherë hapur, pa sinjale e nënkuptime.

Mos e gënje veten duke menduar se gjërat do ndryshojnë dhe ai do bëhet më i mirë ose do ndalojë së qeni toksik. Këto ndodhin vetëm në filma.

Një lidhje nuk të bën të lumtur. Para se të kërkosh dikë, duhet të kesh gjetur lumturinë brenda vetes tënde. Personi i dytë është vetëm plotësues

Të ngjashme