Lifestyle
Efekti i kremrave mbrojtës të diellit i vërtetë apo fallco?
4 Gusht, 2022 | 12:55 pm
Me daljen e diellit, mediat online fillojnë t’u kujtojnë njerëzve të mbajnë krem kundër diellit për t’u mbrojtur.
Fatkeqësisht, jo të gjithë kremrat kundër diellit mund të besohen.
Kremi i rremë kundër diellit mund të jetë thjesht një përzierje e kimikateve të panjohura si locion që nuk ka fare efekt bllokues të diellit.
Çfarë duhet të dini?
-Kremi i rremë kundër diellit nuk do ta mbrojë lëkurën
-Syzet e diellit false mund të dëmtojnë shikimin
-Produktet e rreme të bukurisë ju dëmtojnë
Kremi kundër diellit është një produkt që vendosni në lëkurën tuaj për ta mbrojtur atë nga rrezet UV të diellit.
Ama duhet të dini se kremi kundër diellit është vetëm një filtër,pra ai nuk bllokon të gjitha rrezet UV.
Edhe me përdorimin e duhur të kremit të diellit, disa rreze UV ende kalojnë.
SPF është një masë e sasisë së energjisë diellore që nevojitet për të prodhuar djegie nga dielli në lëkurën e mbrojtur në raport me sasinë e energjisë diellore që kërkohet për të prodhuar djegie nga dielli në lëkurën e pambrojtur.
Por pyetja jonë është:”A mbrojnë vërtet kremrar kundër diellit?”
Kremrat kundër diellit përfshijnë disa kimikate që mund të shkaktojnë acarim të lëkurës si skuqje, ënjtje, acarim dhe kruajtje.
Disa njerëz zhvillojnë reaksione të rënda alergjike me skuqje dhe kruajtje intensive. Ky reaksion alergjik mund të jetë rezultat i kimikateve që gjenden në kremrat kundër diellit si aromat dhe konservantët.
Kjo jo vetëm që ndikon në lëkurën tonë, por shkakton dëme në organet tona të brendshme dhe në mirëqenien tonë të përgjithshme.
Përbërësit aktivë në kremrat e diellit, mineralet toksike dhe filtrat kimikë, shkaktojnë alergji dhe probleme hormonale pasi imitojnë estrogjenin dhe shkaktojnë një sërë problemesh të tjera.
Kjo nuk do të thotë se kremrat kundër diellit janë fallco,por ka shumë kremra mbrojtës të sigurt dhe efektiv dhe është e rëndësishme t’i përdorni ato në mënyrën e duhur.
Përdorimi i kremit kundër diellit çdo ditë (dinër edhe verë) pavarësisht se ku jetoni apo çfarë ngjyre lëkure mund t’ju mbrojë nga dëmtimi i diellit.
Duhet vetëm ta blini atë cilësor dhe jo kopje ose imitim të një firme.