E sapo dalë nga furra:Parashikimet e astrologut Paolo Fox

5 muaj më parë

Dashi-E bukur kjo ditë edhe nëse ka ende pak tension në ajër. Është një kohë ndryshimi dhe duhet gjetur një ekuilibër i ri. Kujdes me fjalët sepse sot mund të ofendoni dikë, tregohuni të kujdesshëm dhe sa më diplomatikë.

Demi-Ju jeni disi narcisist nga natyra dhe ju pëlqen të dukeni gjithmonë në formën tuaj më të mirë, por sot do të duhet të përpiqeni të mendoni më pak për pamjen dhe më shumë për substancën. Jupiteri në shenjë ju shtyn të dëshironi të zgjidhni disa probleme personale që ju mundojnë.

Binjakët-Ju jeni ndër shenjat më të forta të zodiakut për momentin dhe në përgjithësi, sepse keni gjithmonë një qasje të mirë që ju bën të reagoni ndaj vështirësive. Kjo ditë nis me pak lodhje por do arrini ta transformoni për të përfunduar angazhimet tuaja. Në familje ka një shqetësim.

Gaforrja -E bukur kjo periudhë që të sheh të fortë plot vitalitet pas një pjese të parë të vitit të ngatërruar. Nuk do të zgjidhen të gjitha brenda një dite, por ju keni filluar të shihni rezultatet e para të angazhimit tuaj. Në dashuri vjen një moment shumë pasionante.

Luani-Kini kujdes nga ndonjë bezdi apo zemërim i vogël sot që do ju bëjë pak nervoz. Në punë ka pak pakënaqësi por gjithsesi do arrini të përfundoni të gjitha angazhimet. Aspekti i dashurisë është më i mirë ku pasioni rritet edhe në çiftet afatgjatë ku ishte pak i mërzitshëm.

Virgjëresha-E bukur kjo ditë ku do të jeni veçanërisht produktivë falë hënës që përfaqëson vullnetin.
Në punë gjithçka do ecë në mënyrën më të mirë dhe në dashuri kthehen më shumë siguri.

Peshorja-Pak qetësi ju kthehet jetës dhe sot do arrini të kapërceni edhe probleme të ndryshme pune dhe sentimentale. Prisni një lajm të mirë ose një promovim që do të sjellë një qetësi shtesë në jetën tuaj.

Akrepi-Kjo ditë do t’ju kërkojë pak më shumë përkushtim dhe vëmendje se zakonisht.
Ka ende njëfarë pasigurie në punë, mbi të gjitha për aspektin ekonomik që do t’ju shtyjë të gjeni zgjidhje të reja. Është një kohë e mirë për dashuri.

Shigjetari-Sot do jeni super efikas pas një periudhe rënieje që ju ka parë përtace. Dëshira për të bërë dhe për të shkëlqyer është kthyer, sipas karakterit tuaj dhe do të ketë shumë mundësi fitimi për ju. Dashuria po shkon mirë, por nëse keni një person më pak dinamik pranë jush, do ta vuani.

Bricjapi-Ky maj do të jetë një pikë kthese edhe nëse ka ende disa mosmarrëveshje për t’u marrë.
Është ende një kohë e keqe në dashuri, duket se kohët e fundit po mendoni vetëm për punën. Edhe ata që janë në çift po përjetojnë një moment krize.

Ujori-E bukur kjo e martë që ju lejon të përfshiheni edhe një herë dhe të filloni një ndryshim pune që ju nevojitet.
Kujdes vetëm për paratë dhe në dashuri kërkon pak më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Peshqit-Saturni është në shenjë dhe konsolidon marrëdhëniet e vlefshme me të tjerët duke anuluar ato që sjellin vetëm negativitet.
Në dashuri do arrini t’i vendosni një gur të shkuarës dhe të ecni përpara dhe në punë do të ketë një moment kënaqësie të madhe.

Të ngjashme