Kryefjala Logo

E premte,17 nëntor:Parashikimet e Paolo Fox

17 Nëntor, 2023 | 9:06 am

Dashi-Hëna është ende disonante por sot do të ketë një kënaqësi të madhe, ose në çdo rast deri të dielën. Ky qiell është shumë intrigues për ata që punojnë vetë dhe duhet të kalojnë një provim, një test. Dritë jeshile për pyetjet praktike. Ka vetëm disa dyshime në dashuri.

Demi-Sot pavarësisht hënës në aspektin e mirë do të jeni të mërzitur. Për një kohë të gjatë jeni përpjekur të ruani kontrollin përballë provokimeve që vijnë nga jashtë. Mundohuni të vlerësoni ato që keni dhe nëse diçka duhet të rishikohet, bëjeni.

Binjakët-Sot kemi një horoskop interesant. Pasi janë kapërcyer problemet e 48 orëve të fundit me hënën përballë, gjërat janë më mirë. Nëse ka intervista për t’u bërë, mos i shtyni ato. Në dashuri, nëse ka një problem, duhet të flisni në mënyrë eksplicite.

Gaforrja-Hëna e kundërt sjell disa dyshime të vogla. Mundohuni të mos mendoni shumë për të kaluarën, por të jetoni në të tashmen dhe të jeni më të disponueshëm ndaj të tjerëve. Jeni pak të tensionuar sot.

Luani-Ky pozicion i Venusit është i bukur dhe ju bën edhe më bujarë. Pasioni dhe entuziazmi kthehen por është edhe një periudhë që kërkon të verifikojë qëndrueshmërinë e një ndjenje.

Virgjëresha-Në këtë periudhë ka tensione të vogla për të zgjidhur por dita funksionon. Kemi një hënë në formë të mirë dhe yjet do të jenë edhe më të bukur javën e ardhshme. Mundohuni të shoqëroheni me më shumë njerëz.

Peshorja-Kjo ditë ju shtyn të reflektoni për gjendjen e marrëdhënies suaj. Këtë fundjavë dikush mund t’ju mërzitë, por përpiquni të mos bini në provokime. E diela do jetë një ditë shumë e bukur.

Akrepi-Këto dy ditë janë në anën tuaj ndaj shfrytëzojini sa më shumë dhe kushtojini më shumë kohë të dashurit tuaj. Në dashuri ka nevojë për të gjetur sërish një intimitet të humbur.

Shigjetari-Ky qiell është i bukur, një prelud i një të diele shumë të rëndësishme. Çiftet në krizë që patën një tetor të vështirë tani po rikuperohen, por duhet të ketë vullnet nga të dy.

Bricjapi-Ky qiell është gjithnjë e më i vlefshëm. Jeni të bindur për aftësitë tuaja dhe sa më shumë që të tjerët përpiqen t’ju sulmojnë, aq më shumë qëndroni të palëkundur në pozicionet tuaja. Mos bëni zgjedhje të rrezikshme në punë.

Ujori-Më në fund një fundjavë e qetë, edhe sepse po i afrohemi fazës më të mirë të këtij viti. Ne fillojmë sërish javën tjetër dhe mos harroni të mendoni për dashurinë.

Peshqit-Java nisi në mënyrë të shkujdesur dhe deri të mërkurën pati pak stres dhe lodhje. Kushdo që ka përjetuar një bezdi shërohet dhe tre ditët e ardhshme duhet t’i kushtohen ndjenjave.

Të ngjashme