Lifestyle
E mërkura me shi nga astrologu Paolo Fox
1 vit më parë

Dashi-Sot duhet të ruani qetësinë në dashuri sepse ka shumë tension në ajër. Edhe në punë do ketë një dozë të mirë stresi por më mirë të qëndroni larg diskutimeve dhe polemikave.
Demi-Në këtë ditë duhet t’i kushtoni më shumë kohë dashurisë sesa punës, ku në vend të kësaj do të jeni në gjendje të zgjidhni një mosmarrëveshje të vjetër.
Binjakët-Orët e para të ditës do të jenë paksa të lodhshme për dashurinë por tashmë mbazditja ka emocione të bukura për të jetuar. Në punë ka një moment krize por do arrini ta kapërceni.
Gaforrja-Mos u ktheni gjithmonë në të kaluarën në dashuri, përpiquni të shikoni përpara. Në punë ka disa probleme por asgjë të pakalueshme.
Luani-Në dashuri do të duhet të luftoni për atë që dëshironi edhe në punë gjithashtu. Do të duhet përpjekje dhe përkushtim, por do t’i arrini të gjitha qëllimet tuaja.
Virgjëresha-Sot është një ditë reflektimi në dashuri ku mund të kuptoni gjithçka që shkoi keq në një histori të vjetër. Vazhdoni të punoni shumë në punë sepse shpërblimet janë pas porte.
Peshorja-Kjo është një ditë e bukur për ndjenjat ndaj boll me ankesat. Në punë mund të ketë tensione me eprorët.
Akrepi-Ajo që dukej thjesht një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Në punë me përkushtimin e duhur ata mund të bëjnë gjëra të mëdha.
Shigjetari-Në dashuri je gjithmonë i mbështetur nga një partner që të do dhe kjo e bën punën tënde më pak të lodhshme edhe kur nuk është e lehtë të durosh.
Bricjapi-Në dashuri përpiquni të punoni më shumë, por vetëm me personin e duhur. Mësoni të dalloni më mirë se çfarë është e mirë dhe e keqe për ju.
Ujori-Kini kujdes në dashuri, sepse rrezikoni të bini në ndonjë debat të kotë. Mos lejoni që puna të bëhet elementi i vetëm i rëndësishëm në jetën tuaj.
Peshqit-Duhet angazhim në të gjitha drejtimet për të përmirësuar gjendjen e punës dhe të dashurisë. Në punë do të merrni kënaqësi të madhe.