E marta me astrologun tuaj të preferuar,Paolo Fox

2 muaj më parë

Dashi-hëna sot është e kundërt në orët e para të ditës ndaj prisni një pasdite më të mirë se mëngjesi. Mërkuri fillon një tranzit të ri nga data 29 e muajit dhe do të jetë koha për zgjedhje. Dashuria është e rëndësishme, zemrat e vetmuara, të zënë.

Demi-Bëni kujdes sepse këto janë ditë të ndërlikuara. Dielli është disonant dhe ka nga ata që kanë problem me paratë apo punën. Agjitacioni është i fortë, por Jupiteri në shenjë ju lejon të ndryshoni jetën tuaj. Vëmendje në dashuri.

Binjakët-Kjo ditë sjell pak pozitivitet për t’u shfrytëzuar në dashuri por edhe në punë. Në fushën profesionale ka një ngadalësim të lehtë por gjysma e dytë e vitit do të japë më shumë. Jetoje dashurinë në një mënyrë më të qetë.

Gaforrja-Sot jeni plot energji dhe keni aftësi të shkëlqyera vendimmarrëse. Në punë shumë do ju kërkojnë ndihmë, por mundohuni të vendosni më shumë kufij dhe të mos jeni gjithmonë në dispozicion të të tjerëve. Kjo është një kohë intensive për ndjenjat.

Luani-Një periudhë e mirë rikuperimi mbërrin me hënën e favorshme deri më 27 gusht. Me Saturnin përballë keni arritur të kapërceni shumë pengesa dhe gjithashtu komplikime familjare. Në punë, megjithatë, do të duhet të bëhen zgjedhje. Në dashuri gjithçka që lind gjatë verës do të konfirmohet edhe në vjeshtë.

Virgjëresha-Kjo ditë nis me hënën në shenjën tuaj dhe një diell të bukur ndaj projektet e punës janë të favorizuara por ka disa ndalesa në planin fizik. Në dashuri ka një qiell vërtet intrigues që sjell pasion dhe shumë mundësi të reja për beqarët.

Peshorja-Kjo është një periudhë e veçantë ku do t’i jepni fund marrëdhënieve me të gjithë njerëzit që nuk ju kuptojnë. Jupiteri është përballë kështu që do të ketë sprova për të kapërcyer dhe në dashuri ka dyshime dhe hutime.

Akrepi-Sot do të keni intuitë të mira dhe nga sot do të jetë edhe hëna në shenjën tuaj edhe nëse ka ende një shqetësim për të ardhmen. Kujdes në dashuri por edhe në marrëdhëniet me prindërit apo fëmijët ku ka keqkuptime.

Shigjetari-Nga e premtja hëna do të jetë në shenjë në aspekt të mirë ndaj diellit dhe Venusi prandaj drita jeshile ndaj emocioneve. Ju jeni të fortë me këtë qiell dhe keni një dëshirë të madhe për të dashur. Përfitoni nga ky moment pozitiv duke organizuar një pushim të këndshëm.

Bricjapi- Kjo është një kohë kur po bëni shumë punë në të, por në fund të fundit, kjo është në natyrën tuaj. Kur je i apasionuar pas një projekti, dëshiron të arrish vetëm më të mirën. Ka shumë angazhime por mos harroni dashurinë.

Ujori-Ndonjëherë nervozoheni pak dhe në këtë ditë qielli është mjaft i rëndë për t’u përballur. Nuk ndiheni të përmbushur në punë por as në dashuri ku po derdhni të gjithë stresin tuaj.

Peshqit-Kjo hënë është e bukur dhe ju bën më të qetë dhe pozitiv. Përfitoni nga ajo për të gjetur një ekuilibër në dashuri por edhe në punë. Kthehuni plot energji dhe me një perspektivë krejtësisht të rinovuar në krahasim me të kaluarën. Nga data 28, megjithatë, do të ketë kundërshtarë Marsi dhe Mërkuri, kështu që kontratat do të ngadalësohen. Trajtojeni veten me emocione të bukura.

Të ngjashme