Lifestyle
E latë dietën për ditën e fundit para plazhit?Kemi ne zgjidhje!
14 Prill, 2022 | 1:00 pm
Do t’ju ndihmojmë me një dietë e quajtur “1 javore” sepse për 7 ditë heq plot 5kg!
Si?
Dita 1:
Fruta!Hani frutat tuaja të preferuara dhe sidomos stinoret.
Molla rregullon metabolizmin dhe sistemin tretës, luleshtrydhet rregullojnë funksionet e veshkave dhe qitro e pasur me vitaminë C dhe A është e këshillueshme për shëndetin e zemrës.
Dita2:
Perime!Të ziera, të gatuara në avull, të pagatuara ose në supë formë pureje.
Ajo që ju këshillojmë janë perime si brokoli,sallatë jeshile dhe kastraveca.
Ju ndihmojnë me magnez,bini në peshë dhe ndihmojnë mëlçinë.
Dita3:
Fruta&Perime!Kombinoni frutat dhe perimet .Bëni smoothie, yogurt apo lëngje që kombinon frutin dhe perimen.Luani me shijet që të mos mërziteni.
Dita 4:
Banane,qumësh,fruta!
Kjo ditë ka kalori,niseni mëngjesin me 2 banane dhe një gotë plot me qumësht.Vaktet kryesore konsumoni perime.
Dita 5:
Oriz dhe domate!Domate qershi me pak djath për mëngjes.
Një rizoto me domate pêr drekë dhe në darkë pak oriz të bardhë shoqëruar me një domate të ëmbël.
Kujdes,jo shumë vaj dhe kripë.
Dita 6:
Oriz me perime!Sot mund të hani oriz dhe perimet tuaja të preferuara sa të doni dhe si të doni!
Dita7:Oriz,perime,fruta!Dita e fundit kombinon gjithçka.
Nisni ditën me një lëng frutash dhe drekën me një rizoto me perime.
Zemrën kaloheni me fruta dhe në dark nje tas të madh me sallatë shumëngjyrëshe!
Pastaj nëse keni qënë strikt,ju mbetet vetëm të peshoheni!