E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë ish-i je?

9 muaj më parë

Dashi: Ishi që iku
Pas ndarjes, Dashi del direkt në takim me tjetër. Ishi juaj ndjen mungesën e spontanitetit që ju jepni.
Demi: Ishi i rehatuar

Pas ndarjes Demi ka tendencën që të harxhojë para, të dalë për blerje, të ridekorojë shtëpinë dhe të ndryshojë gjëra të tjera në jetë. Ishit i mungon më shumë nga ti shija e mirë në përzgjedhjen e çdo gjëje.
Binjakët: Ishi që njëherë e lë, njëherë pajtohesh
Kur ndahet një Binjak, shkon e flet me terapistin, ose takon çdo njeri që do i tregojë vazhdimisht se është më i mirë se ishi.
Gaforrja: Ishi që të bën bllok gjithandej
Ti i futesh fotove të tij/saj dhe e ruan gjithë kohës, derisa të marrë vesh me kë janë lidhur pas teje. Dhe si përfundim të bind shoqëria t’i bësh bllok gjithandej.
Luani: Ishi që tregon mëshirë
Luani nuk nxehet kur ndahet, por ndihet pak i ofenduar që harxhoi kohën e çuar me dikë si ti. Ju zakonisht mundoheni ta kaloni situatën më qetësi dhe mbase tentoni të mbeteni miq, por kjo nuk ecën.
Virgjëresha: Ishi që nuk shkëputet dot
Ti analizon çdo lëvizje të partnerit dhe e gjen veten duke qarë, por njëkohësisht falënderon Zotin që ta hoqi qafe atë.
Peshorja: Ishi miqësor
Peshoret e shmangin totalisht konfrontimin dhe zakonisht i mbyllin gjërat pa sqaruar duke krijuar tension dhe siklet nga të dyja palët. Pas ndarjes ti e mbyll çdo gjë në mënyrë diplomatike, por në të vërtetë nuk harron dhe nuk fal.
Akrepi: Ishi shumë i ftohtë
Të gjithë ishat e Akrepit kanë frikë prej tij! Ti je detektiv kur ndahesh dhe e ruan ishin gjithë kohës. Kjo zgjat derisa gjen një njeri tjetër që të shpenzosh kohën.
Shigjetari: Ishi që gjithmonë do shpresojë për më shumë në heshtje
Shigjetari të përplas të vërtetën në fytyrë dhe ikën, por si fillim tenton te jesh shok me të duke dashur që të ktheheni prapë në diçka më shumë.
Bricjapi: Ishi që shkëlqen pas ndarjes
Vazhdon jetën me ftohtësi dhe zbukurohesh në maksimum që të gjesh dikë tjetër sa më shpejt.
Ujori: Ishi që nuk e kthen kokën pas
Po u ndave nga një Ujor, gjasat që të riktheheni janë në minus. Ata janë shpirtra të lirë dhe nuk i dalin kundër fjalës së tyre.
Peshqit: Ishi i sjellshëm
Mundohesh të ndahesh sa më qetë dhe kur kjo ndodh i kushton kohë vetes dhe qetësisë tënde shpirtërore.

Të ngjashme