Kryefjala Logo

E diela për shenjat e horoskopit nga astrologu Paolo Fox

22 Maj, 2022 | 6:08 pm

Dashi-Do ktheni jetën përmbys për dashurinë dhe kjo do guxim!
Dhe puna ju premton shpërblime të merituara.

Demi-Ruani fokusin këto ditë sepse gjëra të reja do ndodhin.
Mendohuni pak më gjatë për hapat që hidhni në jetë.

Binjakët-Është koha perfekte për pak plazh.Në dashuri do ndryshoni gjithë kartat e fatit tuaj.

Gaforrja-Besoni tek dashuria sepse është gati të trokasë në derën tua por kujdes nga gënjeshtrat.

Luani-Kush kërkon gjen dhe dashuria është për ata që guxojnë.Keni ndryshime në verë.

Virgjëresha-Zënkat në dashuri kanë zgjidhje mos mendoni se është fundi,mos u bindni të bëni gjithçka ju thonë.

Peshorja-Fjalët e tepërta me partnerin nuk ju çojnë askund prandaj ndaloni.Edhe në përgjithësi bëni të njëjtën gjë.

Akrepi-Lajmet që prisnit në dashuri po vijnë më në fund, do kaloni një pengesë që ju bezdiste prej kohësh.

Shigjetari-Do të viheni ball për ballë me personin që dashuroni dhe do nxirni gjithçka ju ka shqetësuar.Nuk do merrni mirëkuptim nga ai/ajo.

Bricjapi-Dyshime dhe nervozizëm në dashuri ndaj ruaj qetësinë ,lidhja do vëmëndje nëse doni të zgjasë.

Ujori-Kushtojini pak vëmëndje partnerit,mos u bëni egoistë,jepi kohë atij/asaj për të parë përmirësime .

Peshqit-Bëni paqe me veten që të ndryshosh sjellje me partnerin,do shpërbleheni në dashuri për impenjimin.

Të ngjashme