Lifestyle
E diela nis kështu me parashikimet e astrologut Paolo Fox
1 vit më parë

Dashi-Kushtojini vëmendje kësaj të diele sepse do jetë paksa e rëndë nga pikëpamja sentimentale por do ketë kënaqësi në punë.
Demi-Mos i përjashtoni përvojat e reja dhe njohjet e reja sepse mund të njihni dikë të veçantë. Në punë ndiqni instinktet dhe nuk do pendoheni.
Binjakët-Vjen një moment i bukur relaksi që duhet ta shijoni në maksimum. Përgjegjësitë në punë kanë qenë të shumta, po ashtu edhe stresi, por ka ardhur koha për të marrë një pushim nga gjithçka.
Gaforrja-Shijojeni këtë ditë duke lënë larg njerëzit që mbartin vetëm negativitet. Në punë duhet të presim edhe pak për të marrë ndonjë lajm
Luani-Promovimi juaj në punë është afër, ju duhet vetëm pak më shumë durim. Në dashuri mund ta shijoni këtë fundjavë me personin që doni.
Virgjëresha-Hëna ju mbështet, ndaj lini veten të shkoni në dashuri pa frikë. Zhgënjimet janë më të mira se pendimet. Në punë është koha për të marrë pushimet.
Peshorja-Përpiquni të gjeni ekuilibrin në dashuri por edhe në punë. Brenda ju e dini se çfarë doni, thjesht duhet t’i zbatoni idetë tuaja në praktikë.
Akrepi-Ka përmirësime të bukura në punë por më mirë të mos e neglizhoni dashurinë për të. Dhe nëse jeni beqar, tregoni pak durim.
Shigjetari-Mos u shqetësoni sepse gjithçka do të funksionojë vetë dhe pa shumë përpjekje. Vazhdoni të shijoni pushimet tuaja dhe ndiqni instinktet tuaja, ndonjëherë të jesh pak “egoist” është e shëndetshme.
Bricjapi-Ju po ktheheni të keni shumë besim në veten tuaj, kështu që po tërheqni gjithnjë e më shumë njerëz në jetën tuaj. Por kini kujdes të zgjidhni të duhurat. Në punë do të vijnë lajme të mëdha.
Ujori-Më në fund pak qetësi është kthyer në jetën tuaj. Prisni ndryshime të bukura në punë dhe sot, të dielën, merreni për vete.
Peshqit-Ndiqni zemrën tuaj, ajo e di vetë nëse jeni të lumtur apo jo. Në punë do keni fat, por i meritoni të gjitha.