Lifestyle
E diela mes diellit dhe reve për shenjat e horoskopit nga Paolo Fox
24 Prill, 2022 | 11:08 am

Dashi-Jeta juaj private është aktualisht prioriteti juaj kryesor ndaj dhe dëshironi të rrethoheni vetëm me njerëz që ju bëjnë të lumtur.
Demi-Nuk keni të drejtë vetëm ju!Hapini sytë ndaj realitetit sepse do të humbisni ju pastaj.Nuk fitohet duku ulur të tjerët.
Binjakët-Keni nevojë për origjinalitet.Njerëzit ju “akuzojnë” si shenjë me dy fytyra por jeni ju ata që nuk i duroni dot dyfytyrshat!
Gaforrja-Sot atmosfera është e mirë dhe do rrethoheni me njerëz që doni dhe ju duan.Kjo është gjithçka keni dashur kohët e fundit.
Luani-Ju nuk jetoni me kokën pas por këto ditë e keni bërë.Vazhdoni përpara drejt qëllimit që keni dhe qartësoni ndjenjat pa bërë plane për të ardhmen.
Virgjëresha-Shplodhuni këto ditë sepse në ditët në vijin ju pret diçka jo fort e këndshme.Mos u merakosni sepse do dini si ta përballoni më së miri.
Peshorja-Edhe pse gjërat po ju shkojnë mirë,mos dilni në përfundime para kohe.Dikush që konsideroni mik të afërt ka zili gjithçka ju keni.Hapini sytë!
Akrepi-Situata ku ndodheni nuk është më e mira por shikoheni si një test.Nëse jeni të vëmëndshëm do jeni të aftë të hapni një rrugë të re.
Shigjetari-Duke ju konsideruar si një person mjaft inteligjent,do ketë njerëz që do kërkojnë mendimin tuaj sot.Tregoni aftësitë tuaja.
Bricjapi-Keni humbur ekuilibrat në dashuri si rrallëherë për një bricjap.Një ditë rebeloheni ndaj partnerit dhe ditën tjetër bëni çfarë ju thonë.
Ujori-Mos u nxitoni të arrini aty ku ja keni vënë qëllim vetes.Merrni kohën që ju duhet dhe mos shikoni vërdallë se si të tjerët po i mbarojnë punët para jush.
Peshqit-Emocionet tuaja lëkunden sa këtej andej.As ju vetë nuk e dini ku doni të qëndroni psi partneri nuk po jua thjeshtëson situatën.Merrni më mirë kohën tuaj.