Kryefjala Logo

E diela me yjet dhe astrologun Paolo Fox

4 Dhjetor, 2022 | 10:49 am

Dashi-Kaloni këtë të diel me gjysmën tuaj më të mirë dhe shijoni një moment të pastër relaksi.
Në punë pushoni dhe mos mendoni gjithmonë se duhet të bëni më shumë.

Demi-Ka një atmosferë të bukur në ajër falë hënës që përforcon emocionet tuaja. Për momentin nuk ka asnjë lajm në punë por shumë do të vijnë nga muaji i ardhshëm.

Binjakët-Është më mirë të mos e merrni si të mirëqenë partnerin tuaj, përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë dhe vëmendje. Kohët e fundit jeni kapur shumë pas punës, relaksohuni pak, të paktën sot.

Gaforrja-Në dashuri keni prirje të ndjeni emocione të forta dhe të tërhiqeni prej tyre, ndonjëherë do të duhej edhe pak racionalitet.
Në punë, vëmendje kolegëve që mund t’ju bëjnë thashetheme.

Luani-Në dashuri është më mirë të kujdeseni për veten dhe mirëqenien tuaj para se t’i kushtoni kohë partnerit sepse jeni shumë të lodhur.
Në punë keni nevojë për një pushim edhe nëse gjërat për të bërë nuk mbarojnë asnjëherë.

Virgjëresha-Në dashuri nëse jeni ende beqare, mos e lini veten të dekurajoheni dhe shfrytëzoni mundësitë.
Në punë gjithçka po shkon mirë.

Peshorja-Ky qiell flet për një rënie të vogël emocionale, por asgjë serioze.
Në punë mos u shqetësoni shumë.

Akrepi-Gjëja më e mirë për të bërë në dashuri është të qëndroni vetvetja, ndaj mos pretendoni të jeni ata që nuk jeni.
Në punë keni nevojë për pak më shumë vëmendje.

Shigjetari-Nga pikëpamja emocionale keni shumë dyshime por dalëngadalë ato do të treten. Në punë, bëni atë që ju pëlqen.

Bricjapi-Në dashuri nëse jeni ende beqarë, mos bini në krahët e të parit që ndesh por zgjidhni me kujdes.
Në punë jeni pak në krizë për atë që dëshironi të bëni vërtet.

Ujori-Në dashuri shkëputuni nga e kaluara dhe shikoni përpara.
Në punë ka mundësi të mira për të mos u humbur.

Peshqit-Dashuria kërkon një ekuilibër midis romancës dhe jetës praktike, mos shikoni vetëm fluturat në stomak.
Në punë është mirë të mos e teproni.

Të ngjashme