Lifestyle
E diela është ditë pushimi,por jo për astrologun Paolo Fox
25 Shtator, 2022 | 9:44 am
Dashi-Bëni kujdes në dashuri sepse tensioni është gati të kthehet në çift.
Në punë mos u nxitoni por mendoni mirë përpara se të pranoni propozimet.
Demi-Këtë të diel ju vjen një lajm i shkëlqyer në frontin sentimental.
Në punë përfshihuni më shumë madje provoni ndonjëherë gjëra të reja.
Binjakët-Në dashuri rikthehet pak acarim por ky muaj shtator nuk është më i miri për emocione.
Në punë vendimet do të duhet të merren nga muaji i ardhshëm tani për tani bëni durim.
Gaforrja-Mos u nervozoni nëse njerëzit përreth jush nuk i kuptojnë ndryshimet e humorit dhe qëndrimet tuaja.
Në punë jeni shumë i rreptë sidomos në kërkimin e një pune siç thoni ju.
Luani-Qielli flet për dashurinë ndaj mos mendo vetëm për punën por mendo për të kaluar momente të mira me partnerin.
Në punë jeni shumë i saktë në çdo gjë që bëni dhe kjo do ju çojë larg.
Virgjëresha-Në dashuri gjithçka po shkon mirë dhe ka një ndihmë të nevojshme nga hëna që është në shenjën tuaj.
Në punë do ju duhet të mendoni me kujdes për hapat e ardhshëm.
Peshorja-Në jetën private keni nevojë të keni dikë pranë jush ku të mbështeteni.
Në punë ka sfida të reja për t’u përballur, dhe ju jeni gati.
Akrepi-Ka shumë tensione nga ana e ndjenjave pasi duhet të sqaroheni me partnerin.
Në punë mos u pengoni nga një problem i vogël.
Shigjetari-Nëse sapo keni filluar bashkëjetesën do ti bëni problemeve shumë kujdes.
Por nëse jeni beqarë është dita e duhur për të dalë!
Në punë duhet të bëni kompromise herë pas here.
Bricjapi-Kjo e diel është e mirë për ndjenjat dhe përfitoni prej kësaj dite.
Në punë do keni sukses, mjafton të bëni durim.
Ujori-Venusi është në anën tuaj dhe ndizet drita jeshile për pasionin.
Në punë do ketë një mënyrë për të qetësuar nervozizmin e mbledhur.
Peshqit-Pak stres në mëngjes por asgjë që nuk kalon.
Në punë do arrini të rikuperoni terrenin e humbur nëse nuk kapeni nga nervozizmi.