Kryefjala Logo

E diela e yjeve nga astrologu Paolo Fox

7 Gusht, 2022 | 12:31 pm

Dashi-Kjo është një kohë ulje-ngritjesh dhe në dashuri ka pasur momente shqetësimi.
Ngadalë gjërat fillojnë të përmirësohen, por ju duhet të mësoni të flisni qartë dhe të thoni atë që mendoni.

Demi-Dashuria nuk po kalon në kohën më të mirë dhe duhet të përpiqeni të jeni pak më pak krenarë. Në punë, bëni një pushim për të rimbushur bateritë tuaja.

Binjakët-Kërkoni pak më shumë dialog me partnerin për të përmirësuar jetën tuaj në çift. Në punë mësoni edhe të bëni disa hapa mbrapa.

Gaforrja -E bukur kjo verë për dashurinë që të dhuron emocione të bukura dhe nëse je ende beqar do të gjesh shumë shpejt dikë të veçantë.

Luani-Ju jeni gjithmonë shumë të vendosur dhe kjo është forca juaj. Rezultatet e bukura do të vijnë në punë ndaj mos u mbingarkoni nga shumë mendime dhe shqetësime negative.

Virgjëresha-Bëni kujdes në dashuri sepse një ish mund të kthehet për të prishur ekuilibrin tuaj të ri.
Në punë gjithçka po shkon mirë, vazhdoni të punoni fort.

Peshorja-Kohët e fundit keni qenë pak e përmbajtur ndaj përpiquni të gëzoni veten dhe të shijoni më shumë momentet me partnerin. Në punë, kënaqësi të mëdha janë rrugës.

Akrepi-Kohët e fundit keni qenë pak në ankth por nuk duhet të shqetësoheni shumë për punën apo edhe dashurinë. Beqarët e shenjës do mund të takojnë një person të veçantë.

Shigjetari-Duhet të mësoni të menaxhoni më mirë të papriturat .
Në dashuri do ketë të reja, por edhe në punë.

Bricjapi-Merre për vete këtë ditë dhe përpiqu të largosh të gjithë stresin. Qëndroni me ata që ju duan dhe mbushni bateritë tuaja, atëherë së shpejti do të vendosni se çfarë të bëni me jetën tuaj.

Ujori-Jeni pak i shqetësuar në dashuri, por mos u mërzisni, gjithçka do të jetë për mirë.
Në punë, bëni një pushim dhe shkëputuni nga gjithçka.

Peshqit-Këtë verë dashuria do të jetë protagoniste ndaj mos qëndroni të mbyllur në shtëpi.
Në punë ka shumë angazhime, por ju shijoni edhe kohën tuaj të lirë.

Të ngjashme