Kryefjala Logo

E diela 14 gusht 2022 me astrologun Paolo Fox

14 Gusht, 2022 | 12:43 pm

Dashi-Ky qiell është ideal për ata që janë në kërkim të dashurisë ndaj mos u kyçni në shtëpi.
Në punë vijnë mundësi për projekte të reja.

Demi-Ky qiell flet për miqësi të reja, kështu që planifikoni diçka të këndshme për të bërë me shoqërinë edhe me njerëz të rinj. Prisni lajme të mira në punë.

Binjakët-Qielli i sotëm është ideal për të realizuar projekte, veçanërisht nëse jeni një profesionist i pavarur.
Do gjendeni në rrugë të reja profesionale dhe mos kini frikë të guxoni.

Gaforrja-Yjet flasin për dashurinë ndaj mbillni miqësi të reja që mund të kthehen në diçka më shumë.
Lajmet janë rrugës për në punë.

Luani-Ju keni një dëshirë të madhe për të përfituar nga kjo ditë për të vazhduar projektet tuaja, por edhe për të qenë pranë të dashurit tuaj që ka nevojë për ju si kurrë më parë.

Virgjëresha-Dashuria mund t’ju japë emocione të bukura ndaj hapuni me njohje të reja nëse jeni beqarë.
Puna mund të presë, lejojani vetes pak relaksim.

Peshorja-Qielli i sotëm ka të bëjë me emocione të reja që vijnë, ndaj mos kini frikë të hidheni në njohuri të reja. Konfirmimet vijnë në punë.

Akrepi-Dita e sotme është paksa e ngadaltë dhe pas një jave të vështirë duhet të ndaloni për të rimbushur bateritë tuaja.

Shigjetari-Yjet premtojnë emocione dhe ju mezi prisni t’i përjetoni ato.
Në punë gjithçka po shkon mirë por mund të përpiqeni të bëni edhe më shumë.

Bricjapi-Qielli flet për risi në dashuri, sidomos për çiftet që e duan njëri-tjetrin. Në punë është një kohë e mirë ndaj vazhdoni në këtë rrugë.

Unori-Qielli i sotëm është ideal për ndjenjat ndaj nëse nuk e keni ende dikë të veçantë në jetën tuaj, dilni dhe shikoni se do të keni një takim të veçantë.
Në punë merrni një pushim.

Peshqit-Ditët e fundit jeni mjaft nervoz,por mos u dorëzo, është pak stres i mbledhur dhe pushimet janë afër.
Në dashuri mos veproni sipas instinktit por mendoni me kujdes.

Të ngjashme