Duhet qarë përpara fëmijës apo jo?

3 muaj më parë

Mbase nuk e kuptoni, por ai veprim ndikon shumë tek të vegjlit dhe duhet që të mos e lejoni situatën t’iu rrëshkasë nga duart edhe nëse ju shohin ashtu. Biseda me ta është zgjidhja më e mirë duke përdorur si bazë disa argumentet:

Thuaji fëmijës që nuk është faji i tyre që po qan. Fëmijët e vegjël janë egocentrik dhe do mendojnë se kanë bërë diçka që të ka mërzitur ndaj edhe do ndihen keq. Ka rëndësi që t’i tregosh se nuk të mërzit dhe nuk të ka lënduar. Mund të përdorni argumenta të kuptueshëm për ta, por jo seriozë. Si përshembull: Më ka marrë malli për shoqen time

Mos gjeni ngushëllim tek fëmija. Psikologët thonë që fëmijët do jenë empatik, do të dhurojnë një përqafim dhe dashuri nëse të shohin keq, por ka shumë gjasa që të mbajnë barrën tuaj mbi kurriz gjatë këtij momenti. Ndaj duhet të bëni kujdes.

Buzëqesh mes lotëve. Nëse fëmija të ngushëllon falenderoje me buzëqeshje të madhe dhe tregoji se je mirë.

Të ngjashme