Kryefjala Logo

Doni të zgjasni aromën e parfumit? Ju tregojmë sekretin si ta arrini këtë

1 Nëntor, 2022 | 9:00 am

Të gjithë duam të dimë të fshehtën që qëndron pas aromës sa më të gjatë të parfumit. Më shumë se sekret, ato që ju ndihmojnë janë disa ndryshime të zgjuara. Vazhdoni të lexoni dhe zbulojini këshillat tona.

7C3F804F B36C 40C5 9736 F12897B3D4E9

Hidratimi është arma më e fortë
Parfumet nuk e kanë shumë qef lëkurën e thatë. Edhe në verë edhe në dimër, mënyra më e thjeshtë që ju mund të siguroni që aroma e parfumit të zgjasë në kohë, është që të hidratoni lëkurën tuaj. Përdorni krem pa aromë të fortë, apo aplikojeni parfuni sapo të dilni nga dushi dhe do të shihni ndryshim.

8DF08D33 D1CF 4621 BE50 92B2DC526307

Zonat ku spruconi parfumin kanë rëndësi
Ekspertët francezë të parfumeve nuk thonë kot që parfumin duhet ta vendosni pranë zonave të pulsit. Pra tek kyçet, qafa madje edhe tek pjesa e brendshme e brrylave, pasi janë të ngrohta dhe e bëjnë aromën e parfumit më të dallueshme.

8CB25B8D FC31 4DA4 8878 9DC9A1E56C50

Nëse jeni duhanpirës si t’ia bëni
Tymi i cigares qëndron jo vetëm në rroba por edhe në lëkurë dhe është shumë kokfortë. Por edhe personat që konsumojnë cigare e duan një zgjidhje. Sigurisht e para që të vjen në mendje është që të lësh fare cigaren, por për ata që duan ta vzhdojnë përdorimin e saj prej nikotinës mund të provojnë diçka. Alternativat pa tym, u japin mundësi duhanpirësve që të shmangin më shumë dëme, por edhe aromën. Aerosoli që lëshohet nga këto pajijse është pothuaj avull, kështu shpërbëhet në ajër dhe nuk mbetet. Duke iu dhënë një mundësi që parfumi juaj të ndihet, në të njëjtën kohë ju bëni një zgjidhje më pak të dëmshme.

544C0009 C121 4B7E BA87 AC9725B19091

Mos harroni flokët
Flokët mbajnë të gjitha aromat me të cilat janë në kontakt. Ndaj pse mos t’i jepni aromën që ju dëshironi. Mjafton që në mëngjes të hidhni parfum rreth flokëve me pak largësi dhe të keni aromë perfekte çdo moment.

Të ngjashme