Lifestyle
Do të habiteni si ndikon tek ne moti i vrenjtur
21 Prill, 2022 | 1:35 pm
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2022/04/2FE9C9FB-D5F0-4E73-96CE-F01D4E59C874.jpeg)
Shfaqja ndaj diellit siguron marrjen e vitaminës D që ndikon në nivelet e hormoneve dhe në gjendjen shpirtërore.
Shiu ju ka mërzitur shpesh herë nga prishja e planeve për të dalë jashtë.
A ndikon moti në gjendjen shpirtërore?
Studimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe ekspozimi në diell kanë një rol shumë pozitiv në gjendjen shpirtërore.
Temperaturat e ngrohta ulin ankthin dhe dyshimin, ndërsa ekspozimi i disa orëve në diell stimulon të menduarit në mënyrë pozitive.
I njëjti studim tregoi se nivelet e larta të lagështisë (si në Tiranë)dhe shirat e rrëmbyer e bëjnë të vështirë përqëndrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje.
Alergjitë sezonale ndikojnë gjithashtu në gjendjen shpirtërore duke ndërprerë gjumin dhe rutinën e përditshme.
Kërkimet thonë se në stinën e dimrit njerëzit priren të jenë më të trishtuar për shkak të kohës.
Dëshirojnë të flenë më shumë dhe uria rritet më tepër duke shtuar kilogramë.
Kuriozitet: Gratë e vuajnë trishtimin në dimër tre herë më shumë se meshkujt!