Kryefjala Logo

Dita e fundit e muajit vjen kështu nga Paolo Fox

31 Mars, 2022 | 2:47 pm

Dashi-Hëna bëhet gati të hyjë në shenjën tuaj përsa i përket dashurisë.
Në punë situata është interesante me takime premtuese dhe me lajme të reja.

Demi-Flisni me ata që kanë ndjenja të njëjta me ju sot. Në punë më në fund do të merreni me gjëra të mëdha siç keni dashur.

Binjakët-Muaji mbyllet mirë sidomos për çiftet. Në punë situata nuk duket mirë, por me pak durim, fillimi i muajit do të jetë me surpriza.

Gaforrja-Momente të gëzueshme falë Hënës. Në punë mund t’ju vijë një ide e papritur për të zgjidhur një problem.

Luani-Hapni sytë pasdite pasi mund të gjeni dashurinë!Në punë keni nevojë për ndryshime dhe risi të mëdha.

Virgjeresha-Dita nuk nis mirë por darka do ta rregullojë. Në punë bëni kujdes nga investimet,mbani buxhetin nën kontroll.

Peshorja-E shkuara nuk ju bën të lumtur ndaj hiqni dorë prej saj.
Në punë erdhi momenti ta bëni të qartë se çfarë dëshironi.

Akrepi-Debat do të ketë në dashuri vetëm nëse ju e teproni me fjalët.
Në punë mund të ketë ndërlikime por mund të kalohen.

Shigjetari-Dashuria ju thotë ta lini të kaluarën pa menduar më hiç për të.
Në punë mund të ketë një rënie por edhe ringritje!

Bricjapi-Dashuria kërkon kujdes nga diskutimet.
Në punë qëndroni larg provokimeve dhe tregoni fokus!

Ujori-Dashuria premton njohje të reja.
Ndryshime sjell dhe puna ndaj mereni gjithçka me qetësi.

Peshqit- Dashuria sot është në ditën e saj më të mirë.
Në punë situata është premtuese ndaj vazhdoni përpara duke harruar çka ndodhur më parë.

Të ngjashme