Lifestyle
Dita e fundit e muajit sipas astrologut Paolo Fox
2 vite më parë

Dashi-Ka ardhur koha në dashuri për të ecur përpara dhe për të shijuar këtë kohë. Në punë ka mundësi të nisni bashkëpunime të reja.
Demi-Nëse jeni beqarë do të ishte më mirë të mos qëndroni brenda sepse këto janë ditë të destinuara për takime. Në punë nëse ke nisur një biznes duhet të jesh pak i kujdesshëm me shpenzimet.
Binjakët-I dashur Binjak, përpiquni të dalloni vlerën e personit që keni në krah. Në punë, më në fund ka ardhur koha për lajme.
Gaforrja-E dashur Gaforre në dashuri përpiquni të kapërceni diskutimet e ditëve të fundit dhe bëheni këtë me dialog. Në punë kujdes për ndonjë pengesë të vogël që po ju ngadalëson ngjitjen.
Luani-Në dashuri jeni gjithmonë shumë të vendosur por duhet të mësoni të përdorni më mirë fjalët në mënyrë që të mos lëndoni personin e zemrës.
Në punë është më mirë të mos bini në polemika.
Virgjëresha-Nëse keni pak kohë në një lidhje do të ishte më mirë ta zyrtarizoni. Për sa i përket punës kushtojini vëmendje fjalëve që përdorni sepse mund të keqkuptohen.
Peshorja-Peshore e dashur, në dashuri mund të keni takuar dikë të ri dhe nëse nuk ka ndodhur ende, mos e humbisni shpresën. Në punë,një marrëveshje e vjetër do të duhet të rishikohet edhe njëherë.
Akrepi-Në dashuri përpiquni të kuptoni dhe vlerësoni edhe nevojat e tjetrit.
Në punë jeni pak nervoz por më mirë të qëndroni larg debateve se nuk ju leverdis.
Shigjetari-Të gjitha zemrat e vetmuara do të duhet të fillojnë të shikojnë përreth, sepse yjet favorizojnë takime të reja. Në punë negociatat do të japin kënaqësi të madhe.
Bricjapi-Në dashuri kushtojini vëmendje nervozizmit dhe nëse ka diçka për të diskutuar me partnerin, bëjeni por mos e teproni me fjalë. Sot mund të ketë një ngadalësim në punë.
Ujori-Në dashuri do të ishte më mirë të mos e teproni duke premtuar yjet dhe qiellin. Jini të sigurt në punë.
Peshqit-Nëse dikush të ka lënduar, lëre atë dashuri të shkojë. Në punë ka më në fund një ajër risie dhe të gjitha bashkëpunimet e reja kanë pëlqimin e yjeve.